TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Dhjetor 2025, 10:20

Plagoset me thikë një 36-vjeçar në Vlorë 

Shkruar nga Pamfleti

Plagoset me thikë një 36-vjeçar në Vlorë 

Një mosmarrëveshje për afatet e qëndrimit në një dhomë me qira është bërë shkak të përshkallëzimit të një konflikti, i cili ka përfunduar me plagosjen e pronarit të banesës.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 09:00, në lagjen “10 Korriku” të Vlorës. Sipas Policisë, fillimisht ka qenë një debat verbal mes shtetasit B. L., 53 vjeç, dhe qiramarrësit Klevis Aliaj, 36 vjeç, që më pas është shndërruar në përleshje fizike.

Gjatë konfliktit, Aliaj dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë pronarin e banesës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. 53-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

"Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sot, rreth orës 09:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se gjatë një mosmarrëveshjeje verbale janë përfshirë më pas në konflikt fizik me njëri-tjetrin shtetasit B. L., 53 vjeç dhe K. A., 36 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi B. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi K. A. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlore, për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë që vijon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të rastit", njofton policia.

Lini një Përgjigje