TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Dhjetor 2025, 10:45

Nipi i Nehat Kullës ndërroi jetë, gazetari jep detajet: Ka ndaluar makinën dhe është hedhur nga ura e Rrugës së Arbrit

Shkruar nga Pamfleti
Nipi i Nehat Kullës ndërroi jetë, gazetari jep detajet: Ka
Nipi i Nehat Kullës ndërroi jetë duke u hedhur nga ura

Një 39-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ura e fshatit Fshat, në Klos, duke humbur jetën. Viktima është Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës, i njohur edhe si “Gjenerali”.

Gazetari Juli Simoni, raportoi se, sipas të dhënave paraprake, Kulla ka ndaluar automjetin e tij në mes të urës dhe më pas është hedhur nga lartësia prej rreth 158 metrash, në zonën e Rrugës së Arbrit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00, në urën që konsiderohet ndër më të lartat, prej rreth 158 metrash, në zonën e Rrugës së Arbrit.
Sipas informacioneve të deritanishme, 39-vjeçari ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Dibrës. 

Në një moment, ai ka ndaluar mjetin në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe është hedhur, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Hetimet paraprake sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Grupi hetimor dhe Prokuroria po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

nipi i nehat kullës ndërroi jetë

Lini një Përgjigje