TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Gusht 2023, 13:00

"Sterilizimi"/ GJKKO kërkon pavlefshmërinë e koncesionit dhe hetim pasuror për 8 zyrtarët e përfshirë në skandal

Shkruar nga Pamfleti

"Sterilizimi"/ GJKKO kërkon pavlefshmërinë e

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar ndërprerjen e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro para afatit të përfundimit.

Kjo për shkak të problematikave dhe shkeljeve të evidentuara nga SPAK, ku u arrestuan ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe pronari kryesor i kompanisë “Sani Service” Ilir Rrapaj, që fitoi tenderin 100 milionë eurosh.

Krahas caktimit të masave arrest me burg për ish-zv.ministrin dhe biznesmenin, gjithashtu dhe masave arrest shtëpie e detyrim paraqitje për ish-zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë dhe anëtarët e komisionit, në pikën 20 të vendimit të firmosur nga gjyqtari Erion Bani, në datën 26 qershor 2023, ora 11.30, përcaktohet se një kopje do ti dërgohet Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.

Konkretisht, gjykata i kërkon ILDKP-së “marrjen e masave për ndjekjen e rrugës ligjore për konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës koncesionare datë 2 dhjetor 2015 të lidhur mes Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësuar nga Ministri Z.Ilir Beqaj dhe shoqërisë “SaniService” sh.p.k. të përfaqësuar nga administrator Admir Daca. Ky i fundit, rezulton administrator i kompanisë fituese të koncesionit, e cila është një bashkim kompanish, konkretisht: “Investital LLC”, me pronar Ilir Rrapaj, zotëron 40 për qind të aksioneve, SERVIZI ITALIA S.P.A, 30%, Tecnosanimed 15% dhe U.JET 15%.

Pas hetimeve të nisura në 1 janar 2020, SPAK pretendon se ka gjetur elementë të veprave penale “shpërdorim detyre” e “falsifikim dokumentesh” nga zyrtarët, ku përfshihen, ish-zv.ministri Klodian Rjepaj, Saimir Kadiu, drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë.

Të njëjtat akuza janë ngritur nga SPAK për mjekun Arben Gjata, shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë, anëtarët e komisionit, Naile Ajazi, Genc Byrazeri e Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë.

Për të gjithë këta zyrtarë, gjykata shprehet në vendim se duhet të zhvillohet një hetim pasuror për të parë nëse kanë pasur përfitime nga veprat penale që kanë kryer.

Biznesmeni Ilir Rrapaj akuzohet nga SPAK për mashtrim pasi ka plotësuar formularin e konfliktit të interesit me të dhëna të rreme duke shënuar se nuk kishte njohje e miqësi me asnjë nga zyrtarët vendimarres në një kohë që rezulton shok fakulteti me zv.ministrin Klodian Rrjepaj çka përbënte shkak për përjashtimin e kompanisë së tij nga koncesioni.

Kujtojmë se ish ministri Ilir Beqaj reagoi për herë të parë pas arrestimeve nga SPAK për koncesionin e sterilizimit.

GJKKO orientoi Prokurorinë e Posaçme që të shtrijë hetimet edhe mbi përgjegjësitë e 6 personave të tjerë; për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish ministrin e Financave Shkëlqim Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimeve.

Lidhur me këtë Beqaj bëri të paditurin dhe tha se e ka marrë vesh nga mediat.

Më tej në reagim Beqaj u justifikua duke thënë se koncesioni do mbante gjithë spitalet e Shqipërisë dhe udhëtimet me Umbro Staccini e Ilir Rrapaj i konsideron normale për një ministër.

Duhet theksuar se Ilir Rrapaj që fitoi koncesionin 100 milionë eurosh udhëtonte me makinat e Ministrisë së Shëndetësisë para dhe pas tenderit.

Gjithashtu, në dosjen e SPAK-ut të publikuar nga mediat thuhet se në datën 8 tetor të vitit 2021 është marrë vendimi i sekuestrimit të dokumenteve të këtij investimi partnertitet publik-privat.

Oficerët e policisë gjyqësore kanë kërkuar nga institucioni dokumentet origjinale por në datën 20 dhjetor në procesverbal ata kanë dekalruar se megjithë kërkimet në arkivë nuk u gjet dokumenti origjinal, madje as anekset përkatëse.

Në vend të kësaj është sekuestruar një kopje e noterizuar. Po ashtu prokurorët akuzojnë për fryrje të kostove me qëllim mashtrimin me pasoja të rënda për shtetin shqiptar.

Madje, ndër të tjera, rezulton se në QSUT ishin paisjet për sterilizimin e paisjeve kirurgjikale për të përballuar më shumë nga setet që kërkoheshin në spitali e QSUT, por nuk u vu në punë.

gjkko afera sterilizim koncesion

Lini një Përgjigje