TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Gusht 2023, 10:44

Pushuesit largohen nga Shqipëria, fluks lëvizjesh në Kakavijë

Shkruar nga Pamfleti

Pushuesit largohen nga Shqipëria, fluks lëvizjesh në

Pika kufitare e Kakavijës po përballet këtë fundjavë me një numër të lartë të lëvizjeve në dalje të territorit shqiptar.

Në 24 orët e fundit ka lëvizur gjithsej, 11,400 shtetas, 4,280 në hyje, dhe 7,120 në dalje.

Po ashtu 3,420 automjete, nga të cilët 1,176 në hyrje dhe 2,244 në dalje.

Mësohet se aktualisht pala shqiptare po punon me 7 sportele, 5 në dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa pala greke me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Edhe pse ka pasur fluks, për fat të mirë nuk janë shkaktuar radhë të gjatë pritjeje nga të dyja anët e kufirit.

pushues fluks emigrante

Lini një Përgjigje