
Kontrata koncensionare e sterilizimit, e cila deri më tani ka vënë në pranga ish zëvendës ministrin e shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, rezulton të ketë fryrë kostot në masën 56.4 përqind, krahasuar me sektorin publik.
Këtë skandal, analisti Ben Andoni e konsideron se SPAK duhet ti shkoj më në thelb problematikës dhe të kopsit mirë dosjen në fjalë.
Sipas tij, SPAK duhet të jetë më i qartë me arrestimet, në mënyrë që përgjegjësia të mos ngelet vetëm te disa njerëz.
"Mendoj se është një nga gjërat që besoj se SPAK po zgjidh një nga problematikat më të mëdha sa i përket përmballjes së PPP me këtë platforme ekonomike që na paraqiten socialistët.
Unë mendoj që deri tani që SPAK të shkoj në thelb të problemeve duhet të shkoj realisht në zbardhjen dhe kopsitjen sa më mirë të dosjes fillimisht të të arrestuarve dhe të njerëzve që mbahen në detyrim paraqitje dhe me të tjera dhe pastaj të shkoj në hapa të mëtejme, sepse kam frikë që shumë gjëra mund të pëlcasin pastaj si flluska dhe përgjegjësia të ngelet te pak njerëz.
Këtu kam parasysh pjesën e inceneratorëve ku është bërë një betejë shumë e madhe e shoqërisë, e mediave, e partive politike, dhe akoma publiku është në pritje të zbardhjes reale të çështjes.
Dhe këtu e barazoj edhe këtë çështje që mendoj se SPAK duhet të jetë sa më e qartë për arrestime, edhe pse deri tani dosja po tregon se ata po shkojnë deri në thelb të problemit, dhe pastaj të shkoj realisht në katet më të sipërme.", tha ai.
Sipas Andonit, i habitshëm ngelet mosreagimi i kryeministrit Rama lidhur me skandalin e tenderit të sterilizimit, teksa në vend rezulton më toplajm mospagesa prej 80 € e katër turistëve italian, sesa ky skandal.
"Problemi, për mendimin tim nuk është vetëm arrestimi i personazheve, por mosreagimi i kreut të ekzekutivit, z Rama dhe mbushja e publikut me lajme që janë skajore, siç është lajmi i kryeministres italiane që ka bërë takim kortezie brenda pushimeve te saj dhe problemeve të tjera, si gjithë këto ditë lajmet po marrin më shumë se kush si pagoi ato 80€ të turistëve sesa ky lajm që e nxori jo thjesht sistemim e mjekësisë, por edhe individualitetin e shumë njerëzve që nuk flisnin.
Kostot e fryra të asaj edhe për publikun që nuk e ka njohuritë e mjaftueshme se sa kushton ky proces, ishin të jashtëzakonshme, por ata njerëz që ishin aty, pse nuk reaguan dhe nuk ditët te reagojnë.
Prandaj, po them që SPAK të kopsis sa më mirë dosjet për njerëzit që i ka marre të pandehur, që i mban dhe pastaj të shkoj në katet e më sipërme.", shtoi analisti
Lini një Përgjigje