Një përshkallëzim e një konflikti mes fqinjësh që rrezikonte të përfundonte në ngjarje të rëndë kriminale është parandaluar në Sarandë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, një 62-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka hyrë i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i ka kërcënuar ata me armë zjarri.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës. Policia u njoftua nga një shtetase, e cila raportoi se fqinji i saj kishte hyrë në banesë i armatosur dhe kishte kanosur atë dhe familjarët e saj.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar menjëherë ndërhyrjen dhe kanë shkuar në vendngjarje për neutralizimin e autorit të dyshuar.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, policia arrestoi shtetasin Sh. K., 62 vjeç, ndërsa gjatë veprimeve u sekuestrua edhe arma e zjarrit që ai dyshohet se përdori, një pistoletë me mulli.
Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka lindur për shkak të mosmarrëveshjeve mes fqinjëve lidhur me përdorimin e një pjese të përbashkët të pallatit, konkretisht tarracës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës, e cila pritet të vijojë hetimet dhe të përcaktojë veprat penale përkatëse.
Lini një Përgjigje