TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Maj 2025, 13:59

4-vjeçarja po luante në oborrin e shtëpisë kur muri e zuri poshtë, zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Roskovec

Shkruar nga Pamfleti

4-vjeçarja po luante në oborrin e shtëpisë kur muri e zuri

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Suk 2 të Roskovecit, ku si pasojë e shembjes së një muri rrethues ka humbur jetën një vajzë e mitur.

Mësohet se 4-vjeçarja ishte duke luajtur në oborrin e banesës kur muri rrethues u shemb dhe e zuri poshtë.

Muri i amortizuar u shemb duke zënë poshtë 4-vjeçaren, e cila edhe pse u transportua në spital nuk ka mundur të mbijetojë.

"Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje