
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Një 4-vjeçare ka humbur jetën pasi e ka zënë poshtë muri rrethues i një banese.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Suk 2.
Sipas informacioneve paraprake, muri ishte i amortizuar dhe është rrëzuar duke zënë poshtë të miturën. Familjarët e kanë transportuar menjëherë vajzën në qendrën shëndetësore të Roskovecit, por fatkeqësisht ajo ka mbërritur pa shenja jete.
"Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje