TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Maj 2025, 07:07

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një person; dyshimet e para

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një person;

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë në zonën e Komunës së Parisit. Ngjarja ka ndodhur pranë mesnatës së të shtunës duke hyrë dita e dielë.

Burime paraprake bëjnë me dije se ka një person të plagosur, i cili ka marrë një plumb në kofshë, pa pasoja të rënda për jetën.

I plagosuri është identifikuar si Kristjan Kaçorri 28-vjeç, raporton BalkanWeb.

Ngjarja ka ndodhur pranë një kioske tek “Lulishtja” në Komunë të Parisit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. i plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës.

Lini një Përgjigje