TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2025, 13:52

Plagosi bashkëmoshatarin me thikë, procedohet penalisht 14-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi bashkëmoshatarin me thikë, procedohet penalisht

14-vjeçari i cili plagosi të miturin ditën e djeshme në Maliq, është proceduar penalisht nga policia.

Mësohet se pas sherrit, 14-vjeçari i kishte bërë pritë një 15-vjeçari dhe e ka plagosur me thikë. Të miturit janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri-tjetrit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme ku, në fshatin Sheqeras, Maliq, ngeli i dëmtuar me mjet presës thikë një 15- vjeçar, jashtë rrezikut për jetën, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 14-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje