TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2025, 09:16

Atentat me kallashnikov ndaj një automjeti të blinduar në Greqi, dyshohet për larje hesapesh

Shkruar nga Pamfleti

Atentat me kallashnikov ndaj një automjeti të blinduar në Greqi,

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e djeshme në Greqi, në Nea Liosia. Mësohet se perona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të një automjeti të blinduar.

Mediat fqinje raportojnë se autorët kanë qenë dy dhe po udhëtonin me një motor, ndërsa në automjetin e blinduar ndodhej vetëm shoferi.

Sipas burimeve të cituara nga mediat greke në automjet ndodhej një person i njohur nga autoritetet, i cili për fat të mirë ka shpëtuar.

U raportua se menjëherë pas sulmit, shoferi ka njoftuar policinë, i cili ka dëshmuar se po ndiqej nga një motoçikletë. Policia nisi hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Hetuesit besojnë se kjo është një larje hesapesh dhe po kërkojnë prova ose pamje filmike që mund t'i çojnë te autorët. Ata po përpiqen gjithashtu të përcaktojnë rrugën që ndoqën dy personat, derisa iu afruan Mercedesit të blinduar të 42-vjeçarit dhe qëlluan drejt tij me kallashnikov.

Një dëshmitar okular që jeton në zonë, deklaroi se dëgjoi të shtënat dhe arriti të shihte motoçikletën me autorët e veshur me të zeza që u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

"Isha në ballkonin e shtëpisë sime dhe dëgjova të shtënat dhe pashë një motoçikletë të madhe me dy persona të veshur me rroba të zeza dhe helmeta të zeza që po largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ai u qëllua 100 metra larg stacionit të tij të benzinës. Qëlluan me më shumë se 30 predha", tha dëshmitari.

Lini një Përgjigje