TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2025, 09:48

Sherri në qendrën e numërimit në Kashar, arrestohet vëzhguesi i Ornaldo Rakipit 

Shkruar nga Pamfleti

Sherri në qendrën e numërimit në Kashar, arrestohet

Një incident i rëndë u shënua dje në KZAZ Nr.30 në Kashar. Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit goditi me shkelma dhe grushte numëruesin Remzi Mehmeti. 

Policia njofton se ka arrestuar vëzhguesin 26-vjeçar me inicialet R.N, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një tjetër person i cili dyshohet se është përfshirë në konflikt. 

Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.

Shkak për sherrin u bë kontestimi i një vote ku ishin shënuar 2 kandidatë, mes tyre edhe Rakipi. Vëzhguesit e këtij të fundit kërkuan që vota t’i njihej Rakipit. Në konflikt me Sekretarin e KZAZ janë përfshirë 4 persona.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-arrestuan shtetasin R. N., 26 vjeç, pasi dje, në KZAZ Nr. 30, ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R. M., me detyrë sekretar i KZAZ. Gjithashtu, në lidhje me rastin është shpallur në kërkim shtetasi O. D., 40 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit", njofton policia. 

 

sherri ne kzaz

Lini një Përgjigje