
Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.
Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit.
Sipas burimeve zyrtare, një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e KZAZ Remzi Memedi.
Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.

Kur janë numëruar 839 nga 1282 kuti votimi në Tiranë sa i përket votave preferenciale, brenda listës së kandidatëve të Partisë Socialiste është krijuar grupi i atyre që kanë marrë mbështetje më të madhe, por edhe e atyre që tani e kanë kuptuar që nuk do jenë më në Parlament.
Në përfundim të numërimit të votave në kuti, do të numërohen edhe 42384 vota të Diasporës.
Më i votuari në Tiranë vazhdon të jetë Blendi Gonxhja, i cili ka marrë gati 16 mijë vota, ndërsa në vend të dytë është ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i ndjekur nga dy senatorët e PS-së, Erion Bracce dhe Fatmir Xhafaj.
Një numër të konsiderueshëm votash ka marrë edhe deputeti aktual Orlando Rakipi, ndërohë që deri tani në listën fituese rezultojnë edhe dy zonja Anila Denaj dhe Kejsi Elezi.
Ish-ministrja Mimi Kodheli rezulton deri tani me 2770 vota, e ndjekur nga Ermonela Felaj me rreth 100 vota më pak.
Në mesin e listës janë edhe Pandeli Majko, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu, të cilët kanë pak gjasa të marrin një mandat tjetër parlamentar.
Partia Socialiste ka arritur të sigurojë mandatin e katër të qeverisjes me një fitore të thellë ndaj opozitës. Në rang kombëtar PS ka marrë 52 përqind të votave, të cilat përkthehen në 83 mandate.
Ndërsa PS ka dalë e zhgënjyër nag këto zgjedhje, me nëj rezulatt shuëm të dobët prej vetëm 34 përqind, duke siguruar vetëm 50 mandate.
Lini një Përgjigje