TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2025, 12:18

Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PD, nuk nis ende numërimi i 54 mijë votave nga Greqia; çfarë pritet të ndodhë nesër

Shkruar nga Pamfleti

Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PD, nuk nis ende numërimi i 54

Kolegji Zgjedhor ka pranuar ankesën e Partisë Demokratike në lidhje me votën e Greqisë.

Partia Demokratike ka kërkuar që vota e ardhur nga shteti fqinj të veçohet dhe të bëhet verifikimi, ndërsa KAS urdhëroi zhbllokimin e procesit dhe nisjen e numërimit.

Përmes kësaj shkrese drejtuar Kolegjit të mërkurën pasdite, demokratët kërkuan lënien në fuqi të vendimit të Ilirjan Celibashit dhe shfuqizimin e vendimit të KAS.

Gjithsesi, nesër në mesditë do jetë Kolegji Zgjedhor, i cili do të marrë në shqyrtim pretendimet e PD, ndërsa 54 mijë vota të Diasporës tonë nga Greqia janë në pritje për t’u numëruar në Parkun Olimpik, në Tiranë.

 

Lini një Përgjigje