
Policia ka nisur një aksion antidrogë në qytetin e Korçës. Aksioni është shtrirë në disa zona të qytetit dhe synon goditjen e rrjeteve që merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Sipas burimeve, deri tani dy persona janë arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje. Policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme në banesa dhe automjete të të dyshuarve, ku ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi droge, përfshirë kokainë të ndarë në doza të gatshme për shitje.
Operacioni është ende në zhvillim dhe priten të tjera arrestime. Nuk dihen ende identitetet e të ndaluarve, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe lidhjet e mundshme të të arrestuarve me rrjete të tjera të shpërndarjes së drogës.
Lini një Përgjigje