TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Maj 2025, 12:34

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku vajza ka qëlluar me thikë babain e saj.

Sipas policisë, 43-vjeçarja ka qëlluar me thikë babain e saj 74-vjeç pas një sherri. Fatmirësisht, 74 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Lini një Përgjigje