
Një aksident tragjik ka ndodhur pak më parë në Kavajë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një kalimtare, ende e paidentifikuar, por që i përket moshës 45-50 vjeç.
Burime bëjnë me dije se gruaja ishte duke kaluar trafik-ndarësen në momentin e përplasjes. Drejtuesi i mjetit, i cili e përplasi teksa po parakalonte, është shoqëruar.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje