TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2025, 10:34

Vrau tre gra 2 vite më parë, dënohet me burgim të përjetshëm killeri Dan Hutra

Shkruar nga Pamfleti
Vrau tre gra 2 vite më parë, dënohet me burgim të
Dan Hutra

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Dan Hutrën autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave, kur sapo kishte dalë nga burgu pasi ishte dënuar për vrasjen e ish-bashkëshortes. 

Dan Hutra po gjykohet për masakrën e 1 marsit të vitit 2023 ku brenda pak orësh plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Kujtime Hysa, (përkatësisht ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). 

Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur në Kodër Kamëz, autori lëvizi në rrugën “Besëlidhja”, Bathore ku ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, duke vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe motrën e Vladimir Kurtit. 

Mes këtij të fundit të dënuar përjetë për një vrasje në Kamëz, dhe Dan Hutrës, kishte patur problem në burg, teksa Dan Hutra i vrau të motrën dyshohet në shenjë hakmarrjeje.  Në vitin 2007, Dan Hutra ishte dënuar pasi ka vrarë me armë ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e goditi dy herë me thikë.

dan hutra

Lini një Përgjigje