TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Maj 2025, 15:51

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ-së në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi i PS-së Rei Nozlli

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ-së në Kashar, shoqërohet

Vëzhguesi i Partisë Socialiste, i cili goditi me grusht sekretarin e KZAZ-së në Kashar, është shoqëruar në polici.

Mësohet se vëzhguesi i kandidatit socialit Ornaldo Rakipi, Rei Nozlli, pas ngjarjes është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit. Dyshohet se sherri ka ndodhur, për vota të kandidatëve preferencialë të PS-së.

Policia po heton mbi shkaqet që çuan në përplasjen fizike. Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim, duke sjellë në vëmendje nevojën për qetësi dhe përgjegjshmëri gjatë procesit zgjedhor.

Në KZAZ Kashar janë nxjerrë jashtë vëzhguesit, ndërkohë që brenda janë të pranishëm numëruesit. Ende nuk është vendosur se kur do të rinisë procesi i numërimit.

"Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale. Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë. Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit", njofton policia.

Lini një Përgjigje