
Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Tiranë. Një motor ku udhëtonin dy persona, është përplasur me një automjet te shkolla “Ismail Qemali” në Bulevardin “Zhan Dark”.
Për pasojë të dy personat kanë marrë dëmtime të rënda. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe një autoambulancë që po bën transportimin e tyre. "Pamfleti" ka siguruar foto ekskluzive nga aksidenti. Ndërkohë regoi dhe policia.
"Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.
Sa i takon dimanikës, një automjet titp "Toyota Yaris", ka dalë nga Unaza duke u futur te rruga që kalon në krahë të shkollës. Motori ka ardhur me shpejtësi te korsia e autobusit dhe ka goditur makinën te pjesa e pasme e saj.
Lini një Përgjigje