TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2025, 14:57

"Jam shoku i djalit tënd", iu merrte deri në 1 mijë euro nëpërmjet mashtrimit, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

"Jam shoku i djalit tënd", iu merrte deri në 1 mijë

Një 64-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi iu merrte para qytetarëve nëpërmjet mashtrimit.

Sipas policisë, autori i arrestuar hiqej para personave që mashtronte si mik i fëmijës së tyre që jetonte jashtë vendit. Nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi ai u kërkonte 'viktimave' shumën e parave 500 deri në 1000 euro.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The friend”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit: S. L., 64 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500-1000 euro, nga qytetarë të ndryshëm, duke iu prezantuar si mik i fëmijëve të tyre, që jetonin jashtë vendit", njoftoi sot policia.

Lini një Përgjigje