
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 16 të Durrësit, ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Sipas burimeve paraprake, i plagosuri ishte në gjendje të dehur dhe u përjashtua nga ambientet e një lokali nga pronarja. Menjëherë pas daljes, një person i paidentifikuar e ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është transportuar në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
"Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 12 Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I. Ll, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuarit", njofton policia.
Lini një Përgjigje