TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2024, 19:55

23-vjeçari që vrau efektivin në arrati/ Policia kërkime në Gjirokastër dhe Tepelenë, dyshime se mund të arratiset drejt Greqisë

Shkruar nga Pamfleti

23-vjeçari që vrau efektivin në arrati/ Policia kërkime

I riu që vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia vijon të jetë në arrati. Policia e shtetit dhe RENEA vijojnë intensivisht aksionin, teksa kërkimet janë zhvendosur në Jug dhe në kufirin me Greqinë.

Autori dyshohet se është larguar në drejtim të Gjirokastrës apo Tepelenës.

Burime të policisë bëjnë me dije se një person i ngjashëm me autorin është parë në Gjirokastër. Policia po verifikon informacion e marrë dhe për këtë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës.

Gjithashtu Policia ngre dyshimet se personi mund të tentojë të kalojë kufirin e të arratiset drejt Greqisë. Ndërkohë kontrollet vijojnë ne fshatin Pojan, por edhe në stane e tunele në Tepelenë.

Janë  shoqëruar mbi 10 persona për tu pyetur për ngjarjen. Mes tyre janë edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit dhe Ajete Mernica. Kjo e fundit ishte dëshmitare e krimit, pasi ishte në makinë me të birin kur ndodhi ngjarja.

Ajete Mërnica është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ka parë djalin të zbresë nga makina dhe të konfliktohet me policin.

Aty ka dëgjuar një të shtënë arme, dhe më pas djali i saj ka hyrë në makinë dhe kanë ikur në drejtim të banesës së vëllai të Ajete Mernicës. Ajo ka dëshmuar se i biri iku me vrap pa i thënë se ku do shkonte.

Po shtu polica ka ngritur postblloqe në akset kryesore të Fierit dhe Vlorë, teks po bëhen ëkrime me dron dhe qen.

Lini një Përgjigje