TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2024, 16:08

Operacion i gjerë Shqipëri-Itali, shkatërrohet grupi i drejtuar nga shqiptarët; 4 persona në kërkim në vendin tonë

Shkruar nga Pamfleti

Operacion i gjerë Shqipëri-Itali, shkatërrohet grupi i drejtuar
Policia e Shqipërisë është përfshirë në një operacion me policinë italiane, për arrestimin e anëtarëve shqiptarë të organizatave kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike në Itali.

Katër persona të kombësisë shqiptare u shpallën në kërkim, pasi akuzoheshin nga polici italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.

Policia bën me dije se po punon për arrestimin e këtyre personave.

“Prej orëve të para të mëngjesit, strukturat e Policisë së Shtetit janë përfshirë në një operacion të përbashkët me Policinë italiane, të koduar “Car Wash”. Operacioni, i iniciuar dhe aktualisht në zhvillim në Itali, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikim lëndësh narkotike.

Si rezultat i punës hetimore, shkëmbimit të informacioneve dhe veprimeve të tjera operacionale, të përbashkëta me Policinë italiane, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Car Wash”, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.

Të katër këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Vijojnë kërkimet, kontrollet dhe veprimet e tjera operacionale, të koodinuara me Policinë e Italisë, me qëllim lokalizimin dhe vënien në pranga të 4 shtetasve të shpallur në kërkim”, njofton policia.

Lini një Përgjigje