TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2024, 16:16

Trafik droge drejt vendeve të BE-së/ SPAK shpall pretencën për grupin e strukturuar kriminal, ja sa vite burg kërkohen për anëtarët

Shkruar nga Pamfleti

Trafik droge drejt vendeve të BE-së/ SPAK shpall pretencën

SPAK ka shpallur pretencën për grupin kriminal, të cilët trafikonin drogë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

SPAK dërgoi për gjykim anëtarët e këtij grupi kriminal së bashku me një ish-punonjës policie në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas hetimeve, aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike shtrihej nga vendet e Lindjes së Mesme, Turqi, Greqi dhe Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian.

SPAK kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sulo Pajo, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 15 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jani Çavo, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 te Kodit Penal, dënimin e tij me 15 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Sulaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 15 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Fadjon Cami dhe dënimin me 12 vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Viron Lekaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Artan Agalliu, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Kudret Rustemaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jani Meçja, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit te strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmond Kabashi, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër te grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Besnik Ruçi, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 13 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirash Gjoni për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim, tha gazetarja Anila Hoxha për Top Channel.

spak grup kriminal droge

Lini një Përgjigje