
Një ide që është hedhur së fundmi është ngritja e një tendë përpara ndërtesës së Kryeministrisë, një skenar që u aplikua për 3 muaj në vitin 2017 nga Lulzim Basha, në prag të zgjedhjeve parlamentare të po atij viti. Çadra u mbyll me marrëveshjen e famshme të 17 majit, e cila, më shumë sesa i shërbeu opozitës, forcoi pozitat e Kryeministrit Edi Rama...
Sali Berisha ka deklaruar se protestat kundër Kryeministrit janë të vonuara, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të reagojnë kundër asaj që ai e konsideron si regjimin e Edi Ramës.
Udhëheqësi demokrat ka deklaruar se protestat do të jenë të pandalshme dhe do të çojnë në rrëzimin e Qeverisë.
Berisha foli dikur për 77 metodat që do të aplikonte në kontekstin e mosbindjes civile, por në fakt ai nuk i aplikoi kurrë ato, me përjashtim të një skenari që dihej para se ai të fillonte.
Por si priten të jenë protestat, çfarë skenarësh ka menduar ish-Kryeministri kundër Edi Ramës?
Nga sa është thënë deri më tani, duket se protestat e reja të Sali Berishës janë të njëjta në skenar me ato të Lulzim Bashës.
Ashtu si me Bashën dhe Berishën, pothuajse të njëjtët emra do të jenë përgjegjës për përgatitjet, njoftimet, organizimin e njerëzve. Pra, ata që i hartuan këto elementë 6 ose 7 vjet më parë me urdhër të Bashës, do të bëjnë të njëjtën gjë sot për ardhjen në pushtet të Berishës.
Një ide që është hedhur së fundmi është ngritja e një tendë përpara ndërtesës së Kryeministrisë, një skenar që u aplikua për 3 muaj në vitin 2017 nga Lulzim Basha, në prag të zgjedhjeve parlamentare të po atij viti. Çadra u mbyll me marrëveshjen e famshme të 17 majit, e cila, më shumë sesa i shërbeu opozitës, forcoi pozitat e Kryeministrit Edi Rama.
"Opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë, që do të thotë zhdukje de facto e parlamentit dhe e parlamentarizmit. Që do të thotë shkelje e kushtetutës, rregullave të parlamentit dhe rendit kushtetues të vendit. Do të thotë mohim i të drejtave të opozitës."
Çdo skandal shpërthen, jo kryeministri, por ministrat nuk shfaqen në interpelancë. I sugjeroj grupit dhe opozitës që të hapin platformën parlamentare përpara ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet dhe denoncimet e tyre.
“Pas 9 seancave, opozitës i është lejuar vetëm një ditë për të debatuar në Kuvend. Pastaj kalojmë në debat me qytetarët”, tha Berisha disa ditë më parë.
Duket se ky do të jetë hapi i parë, i cili më pas do të pasohet nga ato që konsiderohen protesta mbarëkombëtare.
Dhe skenarët e aplikuar nga Lulzim Basha, ndërsa ai drejtonte “de jure” Partinë Demokratike, do të përsëriten përsëri.
Formatet e protestës do të jenë të njëjta: mbështetës të opozitës që mblidhen në bulevard, duke ngritur një podium nga i cili deputetë, kryetarë partish dhe sigurisht kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të mbajnë fjalime, dhe qytetarë që do të përcjellin mesazhet e tyre.
Sigurisht, diku do të ketë edhe një grup të rinjsh që zakonisht janë mësuar të hedhin gurë, flakë ose kapsolla, si një mënyrë për të 'nxehur gjakrat'. Kjo është ajo që bëri Lulzim Basha, dhe pavarësisht se prodhoi protesta masive në disa raste, ai nuk ia doli ta arrinte qëllimin e tij përfundimtar.
Ndoshta nga të gjithë elementët e protestave të Bashës, i vetmi që nuk do të përdoret është ndezja e dritave të celularëve për të treguar madhështinë e protestës. /Pamfleti/
Po pse të përsërisni skenarin e dështuar të Bashës me çadër. Provojeni një herë si Edi Rama, me tenda, me krevat , me ushqim të gatshëm e me halera portative. Futuni me kuç e me maç. Deputet, ish deputet, ish ministra . Tendaxhinjëve të Edi Ramës nuk ju doli keq, me barrelë doli Spiropali por ama bëri përpjetë. Fal këmbënguljes tuaj do bëhet një gjë. Ose do veprojë SPAK dhe GJKKO , ose do vijë oferta publike e Rilindjes për ndryshimin e rendit kushtetues . Senataxhinj të dy palët. O hop o top. "Më mirë një vdekje e tmerrëshme ,se një vdekje pa fund".