Katër persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës si autorë të dyshuar të shpërthimit me telekomandë të një sasie eksplozivi që vrau shtetasin Hysni Ymeri. Lënda eksplozive ishte vendosur në matësit e energjisë elektrike në një ndërtesë në lagjen "Manush Alimani".
Në momentin që viktima kaloi pranë kabinës ku ndodhen matësit elektrikë, ndodhi shpërthimi, i cili fillimisht u trajtua si një defekt në sistemin elektrik, por më vonë rezultoi të ishte një sasi tritoli, e aktivizuar me telekomandë. Sipas raportimeve, 3 nga 4 të arrestuarit janë Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj.
“Ndalimi i tyre u krye pasi kishte dyshime dhe prova të bazuara se këta shtetas, në këmbim të pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur eksplozivë (të dyshuar se ishin të telekomanduar), shpërthyen panelin elektrik të ndërtesës ku banonte shtetasi HY.”
Gjatë veprimeve procedurale, kontrolleve të vendeve dhe lokaleve, si dhe kontrolleve personale, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 28 telefona celularë, 1 automjet "Mercedes-Benz", rrobat që mbante autori i dyshuar që vendosi lëndën plasëse, municion luftarak, një shumë monetare në lekë dhe euro, një sasi lënde narkotike, një sasi kokaine, 3 pajisje gjurmimi GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop”, njoftoi Policia.
Ndërkohë, në një njoftim zyrtar, Policia e Shkodrës njoftoi se ka finalizuar operacionin e koduar “Hijet”.
Operacioni u krye me mbështetjen e Forcës së Sigurisë Kombëtare, Njësisë së Shkodrës, Forcës Speciale "Shqiponja", shërbimeve të Komisariatit të Policisë së Shkodrës dhe atyre të DVP-së së Shkodrës.
Njoftim zyrtar
Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, me qëllim sqarimin e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit HY, bazuar në provat e marra, u finalizua operacioni policor i koduar "Hijet".
Si pjesë e këtij operacioni, u arrestuan dhe u prangosën shtetasit e mëposhtëm:
-GB, 27 vjeç
-EI, 27 vjeç
-EH, 25 vjeç
-Z. Z., 24 vjeç
Ndalimi i tyre u krye pasi kishte dyshime dhe prova të bazuara se këta shtetas, në këmbim të pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë plasëse (të dyshuara se ishin të telekomanduara), shpërthyen panelin elektrik të ndërtesës ku banonte shtetasi HY.
Gjatë veprimeve procedurale, kontrolleve të vendeve dhe lokaleve, si dhe kontrolleve personale, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 28 telefona celularë, 1 automjet "Mercedes-Benz", rrobat që mbante autori i dyshuar që vendosi lëndën plasëse, municion luftarak, një shumë monetare në lekë dhe euro, një sasi lënde narkotike, një sasi kokaine, 3 pajisje gjurmimi GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop.
Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj, si dhe për sqarimin e motiveve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”;
“Mbajtja dhe prodhimi i paautorizuar i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”;
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;
dhe “Prishje e qetësisë publike”.
Lini një Përgjigje