TAGS-AT E JAVËS

Forum22 Prill 2023, 09:00

Ujku me dy këmbë në Francë dhe pushtetari “ujk” në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Ujku me dy këmbë në Francë dhe pushtetari “ujk”

Në vitin 1992, me dekret të Presidentit Berisha, sindikatat u hoqën qafe duke u dhuruar  kampe pushimi dhe shtëpi kulture. Në atë mot, kjo pasuri llogaritej  rreth 25 milionë dollarë?!

Duke qenë me nge, nisa të “kullos” nëpër internet.

Haberi i parë. Në disa fshatra të Francës, një ujk hante  bagëti për të “vrarë” urinë. Por ishte  edhe kapriçoz. 

Mbyste tufa me dhen për karshillëk. 

Haberi i dytë: U mblodh  sindikata e blektorëve.

Sa demode, Franca?! Mendova. Kanë sindikata edhe fshatarët?! Ne, shqipot, jemi rehat.  

Në vitin 1992, me dekret të Presidentit Berisha, sindikatat u hoqën qafe duke u dhuruar  kampe pushimi dhe shtëpi kulture. Në atë mot, kjo pasuri llogaritej  rreth 25 milionë dollarë?!

Një “bos” sindikate, pasi futi në xhep 2-3 milionë dollarë, ka 20 vjet që jeton në Francë?! Ka kërkuar ekzil politik, sepse vodhi si ujk me dy këmbë?!

Por le të kthehemi në Francë. Disa vite më parë ujku me katër këmbë ishte një kafshë në  zhdukje.

Fjalë e hata! Të mbetej Franca pa ujqër?!

U mblodh parlamenti. U poq ligji. Gjobë ose burg  kush abuzonte me ujkun!

Në mbrojte të ligjit, ujku u shtua. U bë kope. Në fillim hante si ujk me katër këmbë: “Kulloste” natën.

Më vonë u bë si “ujk me dy këmbë”.  Livadhiste ditën me diell. Normale. E mbronte  ligji.

Pasi u bënë llogaritë për dëmet në bagëti, kuvendi i sindikatave i nisi një mesazh ministrit të  Rendit:

-“SOS” nga ujku! Na griu delet! Duam leje për të marrë hak?!

Haberi i tretë. Përgjigjet ministri: “Ligji është ligj!...Nuk ndryshon me sustë. Do debat. Do argumente...Çdo gjë do kohën e vet?!”

Kthehemi në Shqipëri. Kam në dorë raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ligji i prokurimeve është shkelur në Këshillin e Ministrave, në gjykata, në shumë bashki...Pardon edhe në ministrinë e Rendit!...

Morali: Në Shqipëri ujku me katër këmbë është specje në zhdukje. Pushtetari është bërë “ujku me dy këmbë”.  Shqyen arkën e shtetit  në mes të ditës?!

mitro cela ujku france

Lini një Përgjigje