Me këto takime dhe këtë “guidë” unë besoj shumë se ke kryer punë edhe me të qenurin si e ngarkuar me punë por pa punë konkrete në Ambasadën Amerikane në Shqipëri.
E nderuara Zj.Nancy
Ja pikërisht për këta të pata thënë që “duhet” t’i takosh patjetër që të kuptosh mirë se çfarë hanë, çfarë lexojnë dhe çfarë vizitojmë shqiptarët.
Megjithëse ti doje një rekomandim për veten në fakt se çfarë ushqimi të hash, çfarë libri të lexosh dhe çfarë vendi të vizitosh që të njohësh e shijosh Shqipërinë dhe shqiptarët.
Por po “hëngre” Ramën, po “lexove” Hasanin, Vëngun e kompani dhe po “vizitove” Elisën, nuk ke fare nevojë të harxhosh asnjë litër nafte për të bredhur dhe asnjë minutë kohë për të humbur.
Kjo është “MENUJA” apo “udhëzuesi” kryesor i “GUIDËS TURISTIKE” e pothuajse çdo Ambasadori në Shqipëri prej 32 vitesh por sidomos këto 10 vitet e fundit është bërë “modë”.
Pas tyre do të lutesha shumë mos e lër pa kaluar nja 2-3 orë nga dy “bunkerët” e Bolinos qe ja ka dhënë Rama për sevap dhe hidhi një sy nga darka vonë Shtëpisë së Gjetheve dhe ish piramidës së Enverit se harron çdo lodhje e çdo stres.
Madje mund të duket shumë absurde “lufta” në Ukrainë dhe ofensivat e fundit të brigadave 5,1,17, sulmuese e “partizanëve” të Zelenskit që për 2-3 javë do të “pushtojnë” Rusinë.
Ishalla po vonohet deri nga marsi i vitit 2025 emërimi i Ambasadorit David Kostelancik që të kesh mundësi të ftosh për një vizitë për kokërr të qejfit edhe Presidentin Biden pasi të dorëzojë detyrën në janar që të mos jenë vetëm Klintoni dhe Bleri që vizitojnë Shqipërinë si “pensionistë”.
Aaaaaa se desh harrova.
Po munde mos e lër pa bërë foto deri në fund të gushtit edhe me Manastirliun, Denajn, Bilalin, Muzhaqin, Konomin, Peleshin dhe deputetët Luljeta Bozdo pa këshillën e sëcilës tërmeti do kishte bërë hatanë në Shqipëri.
Se për Najadën nuk po të them gjë ngaqë mund të mërzitej shumë “themeluesi” i COVID-19 Anthony Fauci.
Andej poshtë nga Jugu mos dil kot se mund të shkelësh pa dashje në pronat e Gjeneral Lisit dhe të fisit Koleka e “hyn” në hasmëri.
Maksimalja deri tek gryka e tunelit në Palasë se nuk ka pasur pronar dhe Rama ja ka bërë peshqesh disave për “miqësi” e nuk besoj se do të thonë gjë ngaqë pronë të falur e kanë se mos e kanë blerë apo jua ka lënë babai.
Karburantin e makinave se mos harron dhe e merr kot e kot tek ndonjë pikë qe nuk është e miqve të Ramës se gjete belanë pastaj.
Kur të kthehesh bjeri nga Elbasani që t’i hedhësh një sy KURUMIT se mos ka grumbulluar prap mbeturina toksike ai shejtan teveqel e jua sjell në MIAMI e jua prish plazhin.
Ishalla nuk të shef Z.Gjergj Luca e nderuar Zj Nancy se e ngriti një restorant me emrin tënd para Palmanovës që t’i thotë Melonit se nuk ka xhan vetëm atë.
Me këto takime dhe këtë “guidë” unë besoj shumë se ke kryer punë edhe me të qenurin si e ngarkuar me punë por pa punë konkrete në Ambasadën Amerikane në Shqipëri.
Të “falenderoj” shume që ke “marrë” në konsideratë këshillat e mia si një njeri që iu do të mirën.
Suksese në jetë Zj. Nancy dhe hap sytë që të mos dardha pas kurrizit të KM se të hapi procedim Kondili me Krajën e të gjesh belanë si Ahmetaj me Beqajn.
Prit edhe 2-3 muaj sa tua mbledhë komisioni Xhafa këtyre “cubave” pastaj bëj çfarë të duash sa të kesh Agaçin tek kulla e barit.
Lini një Përgjigje