
Kartat i kanë thjesht në xhep si “patentë false” dhe shpresojnë që tua kompensojnë me ndonjë pule ose gjel deti të ngrirë në qese plasmasi prej shumë vitesh nga dhjetori.
Vazhdon tallja me “tollonin” ushqimor që ju është dhënë si “ kompensim” për orët shtesë të rreth 15 mijë punonjësve të Policisë së Shtetit.
Jo vetëm që ju është thënë se diferencën e orëve të punës do ta marrin me detyrim vaj, makarona, miell, kripë, sheqer, oriz, kanë apo nuk kanë nevojë për këto ushqime por as për muajin korrik e as për muajin gusht asnjë POLIC nuk ka mundur të marrë qoftë edhe një kile nga këto prodhime stok tek shpari.
Kartat i kanë thjesht në xhep si “patentë false” dhe shpresojnë që tua kompesojnë me ndonjë pule ose gjel deti të ngrirë në qese plasmasi prej shumë vitesh nga dhjetori.
Nuk e di a është në dijeni vetë Ministri i Brendshëm z.Hoxha për këtë kartë “fallco” apo jo, se besoj që do ta ketë edhe Ai një kartë të tillë në xhep, ngaqë kur u shpërndanë këto karta nga ministri Balla, ministri i sotëm ishte strukturë e Ministrisë së Brendshme dhe si vartës i Balles mendoj që ka marrë edhe vetë një kartë të tillë.
Të paktën ndryshojani si destinacion dhe jepuni mundësi te blejnë ndonjë gjë tek Xhambo për kalamajtë ose të brendshme tek Zara se në fund të fundit në një xhep do shkojnë 9 milionë eurot “tollona” që ju keni shpërndarë punonjesve të Policisë.
Lini një Përgjigje