Deri tani lufta politiko-elektorale po zhvillohet vetëm me sulme dhe akuza ndaj njëra-tjetrës, dhe askush nuk premton e deklaron se çarë do të bëjë për të çmontuar bazën ligjore që ndihmon korrupsionin...
“Investitorët strategjike”, që rastisin të jenë ose politikanë ose trafikantë, marrin tokë nga shteti, nuk paguajnë taksa për lejen e ndërtimit dhe me taksat tona qeveria u ndërton rrugën, kanalizimet dhe i dërgon energjinë.
Dhe në fund ata ndërtojnë vila për t’i shitur, duke fituar para të shpejta dhe duke shkatërruar përfundimisht edhe perspektiven turistike te bregdetit, si shtylle e ekonomisë sonë.
Ndaj, unë do te votoj dhe do mbështes atë parti politike që do të ketë në program e premton të bëjë këto tri gjera:
1-Te ndaloje/shfuqizoje ligjin për Investimet Strategjike dhe të kalojë në hetim çdo procedurë që është dhënë deri tani.
2-Të ndaloje shndërrim e bregdetit, si aset kombëtar, në rezidence luksi vetëm për të jetuar të pasurit dhe ta vërë atë vetëm në shërbim te turizmit.
3-Te ndaloje marrjen e koncensioneve dhe tenderëve me fonde publike nga kompanitë Ofshore, të cilat zyrat i kanë në Tirane, por regjistrohen në parajsat fiskale, për të fshehur pronësinë. Këto kompani janë autoret e aferave më të mëdha korruptive në vend.
Deri tani lufta politiko-elektorale po zhvillohet vetëm me sulme dhe akuza ndaj njëra-tjetrës, dhe askush nuk premton e deklaron se çarë do të bëjë për të çmontuar bazën ligjore që ndihmon korrupsionin.
Korrupsioni nuk luftohet duke arrestuar të korruptuarit, por duke e parandaluar atë, pa e bërë dëmin, e duke i hequr bazën ligjore pas të cilës fshihet më së shumti.
Lini një Përgjigje