
Në vend që të protestojmë për rritjen e çmimeve, presim "ofertat" për pushime në Turqi.
Në vend të protestojmë për vrasjen në Pogradec, ngremë zërin për bëmat dhe gjëmat e Noyzit me shokë.
Në vend që të protestojmë për koston e tunelit të Llogorasë, i thurim vargje e i ngremë këngë.
Në vend që të protestojmë për katrahurën në urgjencën e QSUT, rrimë në radhë në farmaci.
Në vend të trishtohemi për rënien e numrit të turisteve në plazhet e Jugut, numërojmë turistët në Rinas.
Në vend që të protestojmë për rritjen e çmimeve, presim "ofertat" për pushime në Turqi.
Në vend që të alarmohemi për paratë e pista gëzohemi që po pastrohen.
Në vend që të trishtohemi për mungesën e ajrit të pastër, bëjmë lajm ngritjen e kullave
Në vend që të rebelohemi për shkatërrimin e natyrës, lumturohemi nga betonizimi.
Në vend që të revoltohemi për grabitjet, presim me durim grabitjen e radhës.
Në vend që të raportojmë për shuarjen e zjarreve, raportojmë sa parcela janë djegur ku zjarrfikësit janë shndërruar në topografë.
P.S. Meqë ra fjala sa turiste kanë hyrë sot?
Lini një Përgjigje