TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Prill 2025, 11:58

Rusia nis kundërsulmin përfundimtar, Trump pret kapitullimin e Ukrainës

Shkruar nga Paolo Rossetti

 Rusia nis kundërsulmin përfundimtar, Trump pret kapitullimin e

Brenda stafit të Trump ka nga ata që nuk pajtohen me të. E kam fjalën për Kellogg dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, të cilët pasqyrojnë një qëndrim tipik amerikan kundër Rusisë dhe Kinës...

Një sulm që vrau 34 njerëz, kryesisht civilë, përfshirë 2 fëmijë. Mbi 100 të tjerë u plagosën. Por përtej interpretimeve, ai ka nxjerrë në pah qëndrime të ndryshme në administratën amerikane për çështjen e Ukrainës.

Dhe mbi të gjitha, vë në dukje Fabio Mini, gjeneral dhe ish-shefi i shtabit të NATO-s për Evropën Jugore dhe komandant i operacioneve paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, ka nxitur dyshime se ofensiva e re ruse, të cilën shumë analistë e kanë shpallur tashmë si të pashmangshme, ka nisur tashmë.

Reagimet ndaj sulmit rus në Sumy kanë qenë shumë të ashpra nga Ukraina, SHBA-ja dhe Evropa. Por kjo ngjarje duket se konfirmon synimin e Putinit për të gllabëruar sa më shumë territor, dhe në të njëjtën kohë për të negociuar me amerikanët. E gjitha kjo në një kohë Trump është ende në kërkim të një rezultati konkret.

Rusia nis kundërsulmin përfundimtar, Trump pret kapitullimin e
Fabio Mini /

Sulmi në Sumy ka rindezur polemikat mbi brutalitetin e ushtrisë ruse. Si e shpjegoni atë?

Trump thotë se ka biseduar me Moskën, dhe iu tha se ishte një gabim. Rusët mund të kenë gabuar duke goditur Sumy. Ose ka pasur një gabim teknik dhe në vend që të shkonin tek një objektiv, shkuan tek një tjetër. Por mendoj se ky rast mund të kthehet në një paralajmërim rus për Perëndimin, duke ua bërë të qartë se çfarë mund të ndodhë nëse vazhdohet me retorikën e përgatitjes për luftë: një konflikt, përfshin edhe ngjarje të tilla. Masakrat masive të civilëve janë pjesë e luftërave.

Megjithatë, në sulmin e së Dielës së Palmave, u goditën njerëz që po shkonin në  meshë. A nuk është kjo një çështje edhe më serioze se të tjerat?

E përsëris, për fat të keq ndodhin masakra të padëshiruara që s’kanë lidhje me luftën. Ngjarje të tilla nuk janë pjesë e një konflikti por një gjenocid, si ai që Izraeli po kryen në Gaza. Unë jam i habitur nga ky standard i dyfishtë: perëndimorët flasin vetëm për 34 të vdekurit në Sumy dhe nuk thonë asgjë për 50.000 të vrarët në Rripin e Gazës, kur veç bombardimeve njerëzit janë lënë të vdesin nga uria.

Kremlini pretendon se sulmet kryhen gjithmonë kundër objektivave ushtarake, dhe pretendon se Kievi i përdor civilët si mburoja njerëzore...

Unë nuk mendoj se ka pasur ndonjë qëllim për të vrarë civilët që po shkonin në meshë. Objektivi mund të ketë qenë i gabuar, ose mund të ketë pasur ndonjë objektiv ushtarak strategjik në atë zonë. Mburojat njerëzore janë një justifikim i mirë për të gjithë. Madje edhe Izraeli e përdor atë akuzë kundër Hamasit.

Pse po përpiqen të këmbëngulin në një version të caktuar të fakteve?

Nuk po them se e gjitha e inskenuar. Por që ndodhi një ngjarje fatkeqe, e padëshiruar, e cila gjithsesi është pjesë e luftës, dhe që u transformua dhe politizua menjëherë. Problemi është se ukrainasit synojnë gjithmonë që të përfshijnë drejtpërdrejt Perëndimin në luftë. Çdo justifikim është i mirë për të ndryshuar mendjen e amerikanëve, edhe nëse kjo është shumë e vështirë.

Trump tha se ishte një sulm i tmerrshëm por jo i qëllimshëm. I dërguari i tij në Ukrainë, Kellogg, thotë se janë “tejkaluar kufijtë”. Çfarë mendojnë vërtet amerikanët?

Këto qëndrime tregojnë se brenda stafit të Trump ka nga ata që nuk pajtohen me të. E kam fjalën për Kellogg dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, të cilët pasqyrojnë një qëndrim tipik amerikan kundër Rusisë dhe Kinës.

Atëherë, si do ta trajtojnë amerikanët këtë situatë?

Amerikanët duhet të arrijnë një rezultat, qoftë një pezullim i armiqësive, apo një armëpushim afatgjatë. Dhe për ta arritur këtë, do t’i bëjnë premtime Rusisë, një hipotezë e hedhur edhe nga Steve Witkoff, sipas të cilit Moskës duhet t’i jepet diçka.

Unë besoj se ngjarja e Sumy-t po shfrytëzohet për të siguruar dështimin e palës që po angazhohet në dialog me Rusinë, pra SHBA-së, por edhe ndarjen brenda stafit të Trump.

Ndërkohë, Zelensky e ftoi Trumpin të shkojë në Ukrainë për të parë shkatërrimin që ka pësuar vendi i tij. Cili mund të jetë kuptimi i një ftese të tillë?

Duke pasur parasysh reagimin që ka shkaktuar sulmi rus në Sumy tek Zelensky dhe një pjesë të evropianëve, episodi mund të përdoret si një paralajmërim për Perëndimin: nëse përsëritet një sulm i tillë, ndoshta në Kiev, pasojat mund të jenë shumë më serioze. Ajo që ndodhi mund të jetë shumë e dobishme për radikalët në Rusi që do të thonë: “Ata gjithsesi na quajnë kriminelë, ndaj ne mund ta rrafshojmë Kievin, dhe të shohim se si do të reagojnë të tjerët”.

Pra duhet të presim që amerikanët të ushtrojnë më shumë presion për të arritur një armëpushim?

Trump ka nevojë të ndalë krizën drejt të cilës po shkon administrata e tij. Me tarifat dhe me luftën që vazhdon dhe nuk po mbaron siç do të donte, në vend se të shkojë përpara ai po shkon prapa. Por unë gjykoj se sa më shumë ultimatume të bëjnë, aq më i gurtë do të bëhet Putin. Kam përshtypjen se ai është i bindur se lufta do të përfundojë me humbjen ushtarake të ukrainasve.

Ka analistë që besojnë se rusët po përgatisin një ofensivë të madhe përfundimtare. A është kështu?

Unë mendoj se ajo ka nisur tashmë dhe Ukraina është në krizë, pasi filloi 20 ditë më herët nga sa mendohej, ndërsa ushtarët ukrainas janë pa municion. Operacioni ka nisur nga rimarrja e territoreve në Kursk dhe tani në Sumy, që ishte një nga objektivat e para por që më vonë u braktis.

Qyteti është një nyje kryesore e linjave hekurudhore dhe një qendër komunikimi midis Lindjes dhe Perëndimit. Mendoj se dikush e ka bindur Putinin ose ai ka bindur veten, se negociatat me Trumpin mund të vazhdojnë normalisht, ndërsa vazhdon arritja e objektivave ushtarake që do sjellë kapitullimin ushtarak të Ukrainës./Në shqip: Pamfleti

rusia kundërsulm trump kapitullimi i ukrainës

Lini një Përgjigje

Forum