TAGS-AT E JAVËS

Forum15 Prill 2025, 21:29

Pse Edi Rama nuk e do bashkimin e shqiptarëve?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Pse Edi Rama nuk e do bashkimin e shqiptarëve?

Koha e shqiptarisë, është në një evolucion kombëtar që po ngrihet përditë si valë e bashkimit, por na duhet të themi se ende të dy shtetet shqiptare nuk e kanë përpunuar një doktrinë të përbashkët për shqiptarinë e bashkuar...

Çfarë pritet të bëjnë sot gjashtë milionë shqiptarët që jetojnë në Gadishullin Ilirik?

Po vjen në pahum e historisë Arbëria klasike.

Në historinë e një populli etnik vjen gjithmonë një çast historik kur, në jetën e tij, etnia dhe kombi bëhen një.

Sot etnia shqiptare, e ndarë në tre shtete: në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, tani është bërë një. Por Maqedonia e Veriut po pritet të ndahet, sepse është një shtet i përbërë nga shqiptarët dhe bullgarët që jetojnë atje.

Është e  ditur tashmë në histori, si një fakt i vërtetë historik se shqiprarët janë autoktonët e Gadishullit Ilirik. Kurse e ardhmja po shkon drejt ndarjes dhe bashkimeve të tjera: shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po pritet të bashkohen me Kosovën, dhe Bullgarët e Maqrdonisë së Veriut do të bashkohen me Bullgarinë.

Dhe nuk duhet të harrojmë që shqiptarët sot, në Maqedoninë e Veriut, janë mb një milionë, dhe sllavët në dy shekuj rresht, nuk ua japin të drejtën e shpalljes së numrit të tyre real si etni shqiptare, por që vetë shqiprarët sigurisht që e dinë.

Dhe koha sigurisht që do t'i ndihmojë shqiptarët, sepse në Gadishullin Ilirik, kjo e sotmja, tani dihet që është koha e shqiptarëve.

Dhe kjo kohë, pas ndarjes së Maqedonisë së Veriut që po duket se po vjen, do të ecë drejt krijimit formues të tre shteteve shqiptare: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Por, pikërisht për këtë arsye, kjo kohë po kuptohet që po ecën brenda kohës së bashkimit të shqiptarisë. Kurse ndarja e Maqedonisë së Veriut midis Bullgarisë dhe Kosovës është sot një çështje e ngritur tashmë, por ende nuk po e merr saktë qëndrimin e përkrahjes ndërkombëtare.

Në të këtë kohë, pikërisht për këtë fakt, po kuptohet që sllavët dhe grekët janë në tension për vijimin e kësaj çështjeje, sepse, në këtë bashkim panshqiptar, janë edhe Çamëria dhe Epiri shqiptar.

Kurse tani, koha e shqiptarisë, është në një evolucion kombëtar që po ngrihet përditë si valë e bashkimit, por na duhet të themi se ende të dy shtetet shqiptare nuk e kanë përpunuar një doktrinë të përbashkët për shqiptarinë e bashkuar. Dhe ndërkohë edhe ekspertët ndërkombëtarë të historisë thonë se, aktualisht pengesa është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Por duhet thënë se ende nuk po shihet qartë gjithashtu qëndrim i hapur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se nëse ata do ta marrin në përpunim real këtë çështje, shqiptaria në Gadushullin Ilirik sigurisht që do të marrë trajtën historike të Arbërisë klasike. Por qëndrimi amerikan po pritet që së shpejti  të vijë hapur e botërisht.

Lini një Përgjigje