TAGS-AT E JAVËS

Forum23 Mars 2024, 10:38

Robin Hudi dhe Robinsoni

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Robin Hudi dhe Robinsoni
Edi Rama dhe Todd Robinson /

Në kulmin e lavdisë së Robin Hudit, u shfaq Robinsoni...

Yuri Kim, si një e një bëjnë dy, i njeh mirë heroizmat e rebelit më të përfolur të Ballkanit, që për guximin në grabitje, ka mbushur me legjenda gjithë mediat e Globit.

Robin Hudi ynë, pasi plaçkiti gjithë pasuritë e të pasurve të fshatit tonë, i shpërndau tek të varfrit e Botës.

Mbi 85 për qind të pronave të shqiptarëve, janë tjetërsuar, paratë i ka grabitur e fshatarët i ka trembur aq shumë, sa kanë marrë rrugët pa rrugë.

Në 11 vite, pasi i ka plaçkitur, i ka detyruar të braktisin vendin mbi një  milion shqiptarë, ose rreth 40 për qind të popullsisë, dhe po të vazhdoi edhe ca, do e boshatisë gjithë nahijen ku ka çimentuar pushtetin e vet.

Ata që kanë ikur, kanë ndjekur pasuritë e tyre, pasi Robin Hudi ynë, ka miq të fortë, dhe ka shuar forcën reaguese të viktimave.

Si miq të Bablokut, Xhoni i Vogël Charles McGonuigal, ashtu dhe murgu Tak, Tony Blair, kanë fituar simpatinë dhe zemrat e amerikanëve, kinezëve, rusëve, turqve, serbëve, arabëve dhe gjithë kaçakëve të diplomacisë, që vijnë këtej për një rrogë, e largohen për andej me puse nafte e biznese.

Në kulmin e lavdisë së Robin Hudit, u shfaq Robinsoni.

Flitet se Robinsoni nuk erdhi as për sytë e bukur të Olta Xhaçkës, as për buzët me mjaltë të Ilir Beqjes, por për izolimin e harkëtarit që e ka mbushur plot me dollarë hararin, e si hero i grabitjeve të bujshme, hapë thesin e plaçkës e pasuron ata varfanjakët që punojnë për një rrogë, e me këto pasuri, bëhen të famshëm e të kamur.

Çdo zyrtar ishte i varfër, por Babloku i bëri këta që janë.

Ngjarjet e reja, ku Robinson, si dialektolog i diçkaje të re, që pritet të vijë edhe në Sazan pas 5 nëntorit, nëse Presidenti Donald Trump do jetë në një betejë të re me gjithë kaçakët e pyllit ruso- kinez, pritet të jenë kundërvajtje për tërë zyrtarët që përfituan plaçkë nga Robin Hudi ynë.

Po pse e thamë në fillim, se ambasadorja Yuri Kim e njeh mirë Bablokun?!

Sepse, edhe ajo dikur e adhuronte, por sot që miku më i afërt Charles McGonigal e hëngri, është e detyruar të mos e fshehë famën e Robin Hudit tonë, si grabitës i pasurive të fshatit më pro amerikan të Globit./Pamfleti

robin hudi todd robinson

Lini një Përgjigje