Që të krijohet një qeveri teknike, Edi Rama duhet të pranojë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit dhe ta detyrojë partinë e tij të heqë dorë nga mzhoranca prej 83 mandatesh parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
Në këto ditë me shi, banaqet televizive dhe tavolinat e kafeneve gumëzhijnë nga diskutimet për një qeveri teknike që pritet të krijohet së afërmi, e cila do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Madje diskutohet edhe për kandidaturat e mundshme të postit kryeministror dhe të posteve të ministrave të qeverisë teknike…
Në këtë situatë banakore-tavolinore, vlen të përmendet një fjalë e vjetër popullore: I bëjnë hesapet pa hanxhinë…
Që të krijohet një qeveri teknike, Edi Rama duhet të pranojë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit dhe ta detyrojë partinë e tij të heqë dorë nga mzhoranca prej 83 mandatesh parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe përse duhet ta bëjë ai këtë gjë?
300 spartanët që i mblidhen Berishës çdo të hënë para kryeministrisë nuk mund ta detyrojnë Ramën dhe PS-në të heqin dorë nga pushteti. Aq më pak 50 besnikët që mbledh Lapaj nga ndonjëherë në ndonjë fundjavë. Kurse Delta Force e shumëpërmendur e ushtrisë amerikane është aktualisht e përqendruar në hemisferin perëndimor të globit – Surreli është jashtëzakonisht larg fokusit të saj, pavarësisht se banakistëve dhe tavolinistëve të këtushëm u duket fare afër…
Është e vërtetë se disa votues të PS-së janë zhgënjyer nga partia për të cilën votuan më 11 maj 2025 (1/6 e tyre rezultuan të zhgënjyer në sondazhin e fundit ‘Zeri i Shqiptarëve’). Por ky është një fenomen që, ku më shumë e ku më pak, vërëhet në gjithë botën demokratike, pasi bie euforia e zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, çereku i votuesve të PD-ASHM janë aktualisht të zhgënjyer nga PD-ja. Kurse 3/5 e votuesve të partive të vogla janë të zhgënjyer nga to. Sa i përket atyre që nuk votuan fare më 11 maj 2025, ata kanë qenë paradhënie të zhgënjyer me të gjitha partitë ekzistuese…
Me pak fjalë, teksa opinioni publik i brendshëm është i zhgënjyer më shumë me partitë opozitare se sa me partinë në pushtet, teksa Amerika trumpiste është e përqendruar në hemisferën perëndimore, teksa Europa është e përqendruar tek Ukraina, përse Rama papritur duhet t’i hapë rrugë krijimit të një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme? Endërr në shi…
Po dhe ne mo idiot, pse duhet te lexojme kto shkrimet tuaja , vajtem 35-vjet , duke u lexuar ju , e duke ju degjuar ju . Ju fosilet e m etura te pseodemokracis.