TAGS-AT E JAVËS

Forum11 Nëntor 2024, 10:37

Pse “non grata”-t i kanë sytë nga Donald Trump?

Shkruar nga Fitim Zekthi

Pse “non grata”-t i kanë sytë nga Donald Trump?

Presidenti nuk mund të rrëzoje akte apo linja dhe platforma politike të vendosura në kohë vetëm sepse kështu mendojnë njerëz te caktuar në botë apo njerëz që mendojnë se qeveria amerikane mund te jete objekt lojërash i individëve apo edhe qeverive të tilla.

Ka një besim të pakuptimtë se presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump do ndryshojë krejtësisht mënyrën se si vepron qeveria amerikane, Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit.

Ka një bindje dhe shpresë të pathemeltë se presidenti Trump do t’iu kryejë (ç)’rregullime jo parimore dhe jo institucionale duke prishur linjat e gjera dhe te mirëvendosura, duke përkrahur apo goditur individë dhe qeveri në varësi të gjykimit dhe interesit të vetë personal.

I pari dhe më i zëshmi nga këta shpresëmedhenj është lideri i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik, i cili të mërkurën shpalli feste në Banja Luka dhe premtoi fitoren e Trump duke besuar se do ti hiqet përcaktimi non grata.

Tetë vite me parë kur presidenti Trump fitoi mandatin e pare festoi në këtë mënyre Nikolla Gruevski, festoi Voislav Sheshejl dhe shumë të tjerë.

Trump i la siç i gjeti, madje ua shtrëngoi më shumë rripin. Nuk ndodhi asgjë.

Presidenti amerikan, sigurisht edhe presidenti Trump, veprojnë brenda kornizave dhe parimeve te kushtetutes amerikane dhe platformave qeverisëse të themeluara ne kohe.

Presidenti Trump ishte në mandatin e parë një president i suksesshëm dhe i mirë në shumë aspekte.

Ai, ndryshon nga presidenti Biden apo Obama, ndryshon nga presidenti Bush apo Klinton, sepse është më ekspresiv dhe më pak ideologjik, është më praktik, por ai nuk është jo parimor dhe nuk është një njeri qe mund te mbroje akte si ato te Dodik apo Sheshejl.

Presidenti Trump është presidenti i SHBA që ruan linjat dhe interesat që ruajtën Biden, Obama, Bush Klinton, Reagan apo edhe Nixon apo Karter.

Presidenti nuk mund të rrëzoje akte apo linja dhe platforma politike të vendosura në kohë vetëm sepse kështu mendojnë njerëz te caktuar në botë apo njerëz që mendojnë se qeveria amerikane mund te jete objekt lojërash i individëve apo edhe qeverive të tilla.

SHBA megjithë gjërat që mund të jenë keq mbetet një nga qeverisjet më të kontrolluara dhe më të mira në botë.

Presidenti Trump ishte dhe me gjasa do jetë një nga presidentët më të mirë të viteve të fundit.

Lini një Përgjigje