Kjo situatë e rëndë shpjegon përse është kaq emergjente dhe e domosdoshme që qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë të rritin mbështetjen financiare për bujqësinë, blektorinë dhe industrinë ushqimore, nëpërmjet buxhetit të shtetit të vitit 2025 që është në procesin e diskutimit dhe miratimit.
Eksporti i produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit ka vazhduar rënien gjatë gjithë vitit 2024, ndërkohë që importi i këtyre produkteve nga vëndet e tjera në Shqipëri ka vazhduar të rritet.
Bazuar në të dhëna zyrtare të Institutit të Statistikave, gjatë 9 mujorit Janar - Shtator 2024, eksporti i produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit ka rënë rreth 33 milion euro ose 7.68 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që importi i këtyre produkteve është rritur me rreth 86 milion euro, ose 7.48 % gjatë kësaj periudhe, duke shënuar një rritje rreth 119 milion euro të deficitit tregëtar për këtë periudhë 9 mujore.
Siç mund të shikohet edhe në tabelë, raporti i eksportit të produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit me importin e tyre gjatë 9 muajve të parë te vitit 2024 ka arritur në 32.94 %, pothuajse në të njëjtin nivel sa në vitin 2019, kur ky tregues ka qënë 32.05 %, ose rreth 5.52 % më i ulët sesa në 9 mujorin e parë të vitit 2023 kur ky tregues ishte 38.45 %.
Referuar të dhënave të INSTAT, treguesi i mbulimit të importit të ushqimeve, pijeve dhe duhanit me eksportet e tyre në 9 mujorin e parë 2024 që ka qënë 32.94 %, vazhdon që të jetë shumë më i ulët sesa treguesi i mbulimit të importit me eksportin e të gjitha mallrave të tjera, i cili ka qënë 45.1 % gjatë të njëjtës periudhë.
Në total eksporti i ushqimeve, pijeve dhe duhanit gjate 9 mujorit të parë të vitit 2024 ka qënë rreth 393 milion euro ndërsa importi i tyre ka qënë rreth 1.2 miliard euro, ose mbi 800 milion euro më shumë.
Të dhënat e mësipërme janë mjaftë alarmante, kur të dhënat tregojnë që mbi 60 % e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit që qytetarët shqiptarë konsumojnë çdo ditë, vazhdojnë që të jenë produkte të importuara nga vëndet e tjera.
Dhe kjo e dhënë bëhet akoma më tronditëse kur shifrat e vitit të fundit tregojnë një situatë dramatike lidhur me rritjen e konsumit të produkteve ushqimore të importuara nga jashtë dhe pakësimin e prodhimeve të vëndit, që ka sjellë edhe një rritje të tejskajshme të çmimeve të këtyre produkteve jetike që marrin mbi 50 % të të ardhurave të familjeve shqiptare!
Kjo situatë e rëndë shpjegon përse është kaq emergjente dhe e domosdoshme që qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë të rritin mbështetjen financiare për bujqësinë, blektorinë dhe industrinë ushqimore, nëpërmjet buxhetit të shtetit të vitit 2025 që është në procesin e diskutimit dhe miratimit.
Le të besojmë që kryeministri Edi Rama do ta kuptoj sa e vështirë është situata jo vetëm për fermerët, por edhe për të gjitha familjet dhe konsumatorët shqiptarë dhe do të reflektoj në ndryshimin e politikave financiare buxhetore në favor të tyre!

Lini një Përgjigje