TAGS-AT E JAVËS

Forum 7 Maj 2024, 10:20

Po Gabriel Escobar a ka ‘ngrënë dardha’ pas shpinës së Edi Ramës!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Po Gabriel Escobar a ka ‘ngrënë dardha’ pas shpinës

Tjetërsimi i gjithçkaje, i formës së “qypit” ku futen diplomatët që kanë fatin e zi të jenë miq me Bablokun e Mafies, dhe shfrytëzimi i pasurive nën peshën e poshtërsive, do të jenë të rejat nga epoka e lashtë e kësaj kaste që po bie...

Gabriel Escobar dhe Charles McGonigal ka kohë që përfliten botërisht si “truprojet” e kryemafiozit te Ballkanit.

Një “sinjal” mjaftonte të lëshonte Edi Rama, dhe në rresht, me McGonigal, Tony Blair, Yuri Kim, Richard Grenell, dy Aleksandrat e Mëdhenj Soros dhe Vuçiç, gjeneral Fabricio Lisi dhe gjithë ç’janë gjithçka, mblidheshin nën hije të lisit, sa Mimi Kodheli të fikte radarët e NATO-s për trafik droge.

Shprehja e fshatit tonë, “ku ka zë nuk është pa gjë”, mbase ka lindur në kopshtin e empirizmit folklorik, për t’i thënë edhe diplomacisë, se ne u besojmë syve tanë, më shumë se doktrinave empatike të hajdutëve, që edhe na vjedhin ne, edhe përjetojnë ndjenjat tona e fatet tona.

Fati i aferës së familjareve të Gabriel Escobarit me Serbinë dhe Republikën Serpska të Bosnjës, ku 80 mijë dollarë në muaj kanë kaluar në kuletë të familjarëve të tij, është “vëlla” me korrupsionin e shoqërisë amerikane Excelerate Energy të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, që edhe këto na vjedhin 30 herë më shumë, fiks 80 mijë dollarë në ditë.

Të dyja këto kontrata janë të vitit 2019.

Meqë na qëlloi rruga këtej nga anijet amerikane, hallall 80 mijë dollarë vjedhje çdo ditë, po si nuk na thanë njëherë faleminderit shqiptarë, për durimin, por gjithmonë, duroni Edi Ramën, se është lider global.

Në fakt anije kemi mjaft këtej.

Edhe Escobar duhet të jetë shtrirë në barin e njomë e të pyesë, more është zënë ndonjë salmon?!

Këtej anijet nuk i kemi në shërbim të biznesit, interesave kombëtare, por çdo peshk i madh ka anijen e vet.

Peshqit këtej kanë edhe qytete.

Gjergj Luci për shembull, është pronar i 61 anijeve?

Pse 61, pyet ti që nuk i njeh simbolikat e Bablokut?!

Se 61 bashki kemi, e një anije e Lucit të peshkut përfaqëson një njësi vendore të gjigandit të Surrelit.

Të ketë anije Tropoja dhe Malësia e Madhe, vazhdon pyetjen habitore ti miku im që më lexon e beson?!

Pse jo, tre vjet më parë, Malësisë së Madhe i ngeli avioni i drogës në Skropotushë të Vermoshit dhe anijet në Jon e Adriatik ngelën ca ditë pa punë.

Të gjithë i dinë këto, apo jam gabim?

Nëse avioni doli UFO e nuk e identifikoi as NATO, madje nuk u zbulua as marka, dihet që verës veronte në Vermosh e dimrit dimëronte në Dinoshë.

Pra, verës tek kulla e Bablokut e dimrit nga “daja” Milo Gjukanoviç

Këto njolla të zeza në hartën e Ballkanit, nuk i fshin as goma e lapsit kinez, as kinezëria e diplomatëve amerikanë të Beogradit dhe Tiranës, që kanë kordinuar kordat e zërit, të heshtin për lëngatat dhe të vajtojnë në ‘Si’ mbi “puçrrat” e vogla në prapanicat e Aleksandër Vuçiç dhe Edi Ramës.

Nga ballkoni i korrupsionit, vetëm ne kemi përzier kimikisht lajmërimin në oksidim të oksigjenit me metalet e forta të diplomacisë, ku Bablokut tonë nuk i reziston askush.

Jo larg në kohë, nuk kemi pse habitemi, nëse Babloku do dalë të na thotë: Po, e kisha mik Gabriel Escobar-in, por edhe ky si McGonigal paska ngrënë “dardha pas kurrizit tim”.

Lidhjet familjare të Edi Ramës me Aleksaner Vuçiç, Richard Grenell, gjeneralin e Guardia Di Finanzas në Itali, Fabricio Lisin, Gabriel Eskobar dhe gjithë dinamikave mafioze, janë arsye e fortë pse mund të kemi zhvillime paradoksale në fillim të vitit që vjen.

Që Babloku dhe banda e tij do jenë në sekuestro dhe burg, ne jemi të bindur si një e një bëjnë dy.

Dytësore është edhe rruga e informacionit të medias elitare dhe të shenjtë në misionin e vet.

Vinë apo shkojnë diplomatët amerikanë, Edi Rama ka shkruar historinë më të famshme të botës së krimit.

Sapo “vritet” një mik i tij, me paratë e taksave tona, blen një tjetër.

Tjetërsimi i gjithçkaje, formës së “qypit” ku futen diplomatët që kanë fatin e zi të jenë miq me Bablokun e Mafias, dhe shfrytëzimi i pasurive nën peshën e poshtërsive, do të jenë të rejat nga epoka e lashtë e kësaj kaste që po bie.

Pas McGonigal dhe Escobar, do bjerë edhe më i forti, Edi Rama!/Pamfleti

gabriel escobar ka ngrënë dardha edi rama

Lini një Përgjigje