Pak rëndësi ka nëse të shkarkojnë, dorëhiqesh, apo te emërojnë diku tjetër, nga sot e tutje shokët e partisë dhe të udhëheqjes si Rama dhe Vuçiçi nuk do të presin më siç të kanë pritur...
Reagimet e Departamentit të Shtetit njëlloj si PPSH në 18 dhjetor 1981 kur vranë Mehmet Shehun që në fillim thanë ishte vetëvrasje nga depresioni, pastaj e shpallën armik.
Qëndrimet e mediave të ndryshme ndaj aferës së familjareve të Escobarit me Serbinë dhe Republikën Serbca të Bosnjës për tu paguar 80 mijë dollarë në muaj sipas një kontratë të vitit 2019, ngjajnë me shkrimet e gazetave të partisë së punës për Nako Spiron ku herë e quanin tradhtar dhe herë hero e dëshmor.
Ahhh mor Gabriel!
Të pata “thënë” kujdes me revizionistët Jugosllavë se ata ta “fusin” dhe hap sytë se do ta hash, por edhe ti si Mc Gonigali dëgjon vetëm Lexi Sorrosin dhe dollarët e dreqit.
Tani u bëre me “njollë” ne biografi dhe nuk ka parti që të ta heq dot njollën.
Pak rëndësi ka nëse të shkarkojnë, dorëhiqesh, apo te emërojnë diku tjetër, nga sot e tutje shokët e partisë dhe të udhëheqjes si Rama dhe Vuçiçi nuk do të presin më siç të kanë pritur e nuk do të të pyesin me se çfarë do thuash.
Se Albin Kurti ka kohë që as të pyet e as të ka pjerdh çfarë ke thënë e nuk ka pranuar të firmosë asnjë gjë nga ato që i ke “rekomanduar” siç t’i kanë rekomanduar ty ata të kontratës 80 mijë dollarë në muaj. Suksese në jetë Gabriel.
Lini një Përgjigje