
Kështu pra ato firma nuk ishin firma, edhe këtë PD-ja do ta vërtetojë në Gjykatë Kushtetuese!
Lexoj që Gazmend Bardhi ka deklaruar se Avokati i Popullit nuk kishte mbështetjen me firmë të vlefshme të asnjë deputeti të vetëm, jo më të 28 deputetëve, siç ligji kërkon për hedhjen në votim "për këtë arsye çështja do të shkojë në Kushtetuese".
Po ka mundësi të ndodhë që firmat të mos tregonin mbështetje për kandidatin! Kështu i ndodhi edhe policit bullgar, i cili ndaloi djalin e Presidentit teksa ecte me shpejtësi në autostradë.
Sipas ligjit bullgar të asaj kohe, për çdo shkelje të rregullave të qarkullimit polici në patentë të hapte një vrimë. Nëse bëheshin tre, individit i hiqej e drejta të drejtonte mjetin.
Polici pa u menduar dy herë kërkoi patentën edhe hapi vrimën në patentën e djalit, i cili filloi të ulërinte
-Po ç'bën kështu! Lexoje emrin tim! Jam djali i Presidentit.
Ç'të bënte polici i shkretë?! Nxorri stilolapsin edhe shkroi mbi patentë: "Kjo vrimë nuk është vrimë".
Kështu pra ato firma nuk ishin firma, edhe këtë PD-ja do ta vërtetojë në Gjykatë Kushtetuese!
Çfarë të them, jam pa fjalë!
Lini një Përgjigje