TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Dhjetor 2025, 18:48

S'mund të jesh parti dinjitoze kur tufat votojnë në forume çdo debil politik

Shkruar nga Myslim Murrizi

S'mund të jesh parti dinjitoze kur tufat votojnë në forume

PD do ta vuajë mbi 10 vjet këtë lajthitje kolektive të nxitur nga disa qelbësira brenda saj dhe gazetarë këlyshë të bllokqenëve.

Kur të zgjedhurit në forume sillen si “tufë” dhe mbështesin, votojnë dhe duartrokasin çdo debil politik për të treguar “besnikëri” ndaj mendër udhëheqësave dhe me shpresë se kjo “besnikëri” do t’u shpërblehet, kurrë nuk mund të jesh forcë politike dinjitoze, demokratike dhe kurrë nuk mund të fitosh besimin e Qytetarëve.

Një mbledhje turpi në shkurt 2019 të Këshillit Kombëtar, ku duartrokisnin plot entuziazëm fjalimin e një spurdhjaku kryetari për djegien e mandateve, sepse të gjithë ata që nuk ishin deputetë ëndërronin të kishin një mandat për vete, siç ndodhi dy vjet më vonë.

Në atë kohë kam deklaruar se: PD do ta vuajë mbi 10 vjet këtë lajthitje kolektive të nxitur nga disa qelbësira brenda saj dhe gazetarë këlyshë të bllokqenëve.

Prej asaj kohe nuk kam dëgjuar askënd nga llapaqenët që nuk lanë gjë pa më etiketuar, të ketë kurajo të kërkojë falje ndaj Demokratëve, qoftë edhe si hipokritë, siç po shoh disa idiotë deputetë që po bëjnë këto ditë për firmat e Endri Shabanit.

Më në fund z. Paloka paska lajmëruar se në datë 17 dhjetor, ora 17:00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar.

Të shohim a do të jetë për të diskutuar apo për të duartrokitur?

Lini një Përgjigje