TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Korrik 2025, 12:18

PD, këta humbës të mëdhenj që duan ende Berishën kryetar?!

Shkruar nga Spartak Ngjela

PD, këta humbës të mëdhenj që duan ende Berishën

Po a do ta mbrojë dot këtë pasuri, kur bashkë me dhëndrin e tij është në proces penal i akuzuar nga SPAK për korrupsion?

Vetëm në Shqipëri ndodh që një parti si PD, hyn në zgjedhje për të fituar me fjalë, se i gjithë lidershipi e di se nuk i fiton zgjedhjet, dhe, për t'i bindur me sistem dhune, Saliu u thotë se na kanë manipuluar zgjedhjet. Në fakt Saliu nuk ka asnjë provë, prandaj duhet të japë dorëheqjen.

Por pikërisht këtu fillon tragji-komedia e Saliut, por ende nuk po kuptohet se çfarë do të bëjë.

Asgjë nuk do të bëjë, se tani me këtë rëndim të sistemit mendor që ka, Saliu vijon të luajë vetëm për të mbrojtur pasurinë që ka vënë kur ka qenë kryeministër.

Po a do ta mbrojë dot këtë pasuri, kur bashkë me dhëndrin e tij është në proces penal i akuzuar nga SPAK për korrupsion?

Saliu kuptohet që është i pashpresë. Por shprehja latine që unë e kam shkruar shpesh, sot i takon plotësisht atij:

Sola sepse victis nulam sperare salutem e vetmja shpresë e të mundurit është që ai të mos ketë asnjë shpresë.

Prandaj e gjithë kjo që po dëgjojmë si mbrojtje të Saliut, është një komedi force: domethënë i gjithë lidërshipi i partisë e di që Partia Demokratike i ka humbur zgjedhjet e majit të këtij viti, por që, për faktin se me këtë humbje, në bazë të statutut të Partisë Demokratike, duhet të ikë Saliu, me frikë, të gjithë po thonë se; "ne kemi fituar, por na kanë manipular procesin e votimit".

Por ama, pikërisht për këtë: a kanë fakte që t'i mbështesin për këtë alibi?

Jo, deri tani nuk kanë paraqitur asnjë fakt; por vetëm fjalë.

Prandaj, në thelb, ky është një proces dëshpërimi dhe Saliu po kërkon të mbajë veten me një gënjeshtër force.

Por çfarë do të ndodhë?

Asgjë, sepse ngjarjet politike aktuale do të vijojnë ashtu si kanë kaluar gjithmonë: humbja e Saliut është fitore e vjedhur nga PS.

Por; po ata që në PD e dinë se fitorja e Saliut është vetëm një përrallë, çfarë do të bëjnë?

Asgjë. Sepse e vetmja gjë që duhet të bëjnë është të rrëzojnë Saliun si kryetar partie; sepse atë nuk e lejon më statuti që të jetë as kryetar dhe as të kandidojë më si kryetar.

Atëherë?

Asgjë.

Pse?

Sepse politika është forcë dhe këtë forcë e ka në një parti ai që ka shumicën.

Po aktualisht kush e ka forcën në Partinë Demokratike?

Forcën në PD sot ende e kanë humbësit.

Por si ka mundësi që pasi të jesh mundur në një luftë të të kesh forcë e të thuash: unë kam fituar?!!

Për këtë ikni e pyesni Saliun; se morali shoqëror këtë lloj sjellje e paranon vetëm në diktaturën e dhunshme te Njëshit.

Lini një Përgjigje