TAGS-AT E JAVËS

Forum13 Qershor 2023, 17:33

Opozitarët e blerë dhe të dhjerë!

Shkruar nga Artan Fuga

Opozitarët e blerë dhe të dhjerë!

Po votat i blen edhe me parapagim dhe me pas pagim. Si në dyqan, ose te berberi, si në kafe, etj. Atëherë kur u rriten rrogat në stratosferë për deputetllarët, opozitarët perse nuk bërtitën prap: Ej, ky qeveritari po n'a blen...!

Opozitarët e dhjerë!

Opozita në fakt mirë bëri që kritikoi politikën e qeverisë për ca rritje rrogash me thërrime që bëri për disa kategori të kufizuara socio profesionalë përpara zgjedhjeve.

Muhabet i gjatë. Nuk është aq e thjeshtë sa e bëjnë. Fundja vota në shkëmbim të shërbimeve është. Më jep të jap. Ky është parimi. Do votën? Dua pagë, shërbime, rrugë, etj.! Ka që duan pesë lekë më shumë. Punë e tyre. Ç’t’i bësh? Kur pala tjetër nuk më ofron asgjë, votën për një gjysëm televizori për shtëpi do e shes. Bravo! Pragmatizëm i lëvdueshëm. Kjo duhet! Po, po, edhe për gjysmë televizori për shtëpi, e një gjysmë keci e jap votën! Ça do ti?

A është blerje votuesish? Po, edhe ashtu quaje në dac!

Po votat i blen edhe me parapagim dhe me pas pagim. Si në dyqan, ose te berberi, si në kafe, etj. Atëherë kur u rriten rrogat në stratosferë për deputetllarët, opozitarët perse nuk bërtitën prape: Ej, ky qeveritari po n'a blen! Na paska blere me pas pagim!

Hiç o fare! Fut kondicionin ne xhep, ul kokën, mos bëzaj dhe ec nareeee!

Kanë gojë të shajnë varfanjakët që marrin ndonjë kacidhe në shkëmbim të votës.

Bëni sikur opozitoni, në fakt po-pozitoni dhe pas zgjedhjeve, kur t'i fus në xhep votat, do t'ju rris pagat!

Pse nuk protestojnë tani duke thënë: Qeveria n'a ka blerëëëë! Poshtërsi ! Përfitoi nga varfëria jonë dhe na bleu!

Ka opozitarë që nuk blihen me lekë. Dakord! Por që ka gjoja opozitarë që janë të blerë këtë duhet të jesh

gomar,

idiot,

maskara,

budalla,

horr,

plehër

që në mos ta thuash, të paktëëëën, ta mendosh.

Mjafton të shohësh veprimet e atyre, çfarë thonë, madje edhe grimasat në fytyrë, gjuhën e trupit dhe të fytyrës, budalliqet që nxjerrin nga goja, kur dalin para kamerave, kupton që janë jo vetëm të blerë, por edhe të ..dhjerë!

opozitarët blerë dhjerë

Lini një Përgjigje