
Fakti që zemrat e shqiptarëve, kudo ku janë, mbushen me Gjergj Kastriotin dhe flamurin e tij, ky tani është simbol i të dy kombeve shqiptare...
12 qershori i vitit 1999 është ditë e shenjtë për shqiptarët.
Çlirimi i Kosovës.
Një ëndërr patriotike, që nga Rilindja Kombëtare e deri në vitin 1999.
Shqiptarët kishin një ditë të shenjtë: 28 Nëntorin e vitit 1912, Pavarësinë e Shqipërisë.
Por tani kanë dy ditë çlirimi, dy shtete dhe një popull: shqiptarët.
Dhe askush të mos e mendojë që 28 nëntori 1912 dhe 12 qershori 1999, janë dy ditë që janë fituar lehtë.
Një histori e dhimbshme kjo, por heroike.
Por edhe një flamur - ky është flamuri i Gjergj Kastriotit me shqipen dykrerëshe. Flamur i shenjtë për shqiptarët që, pasi kishte dridhur turqit, u futi drithmat edhe serbëve, edhe grekëve, sepse edhe shqiptarët e Kosovës luftrat e tyre heroike për bashkim kombëtar dhe pavarësi, me flamurin e Gjergj Kastriotit i kanë bërë.
Dhe, fakti që zemrat e shqiptarëve, kudo ku janë, mbushen me Gjergj Kastriotin dhe flamurin e tij, ky tani është simbol i të dy kombeve shqiptare. Ky rit patriotik kuptohet se mban brenda vetes faktin që, bashkimi kombëtar i të dy shteteve shqiptare në Gadishullin Ilirik, Kosovës dhe Shqipërisë, është një gjë e sigurt që shumë shpejt do të bëhet realitet.
Gëzuar pra festën e çlirimit të Shtetit Shqiptar të Kosovës.
Lini një Përgjigje