TAGS-AT E JAVËS

Forum 2 Tetor 2024, 20:18

Oh, karriget e mia! Kënga 30-vjeçare e politikanëve të sulltanatit

Shkruar nga Ylli Pata

Oh, karriget e mia! Kënga 30-vjeçare e politikanëve të

Djegia e karrigeve si pronë e deputetëve aktualë të PD-së është një logjikë absurde, pasi nuk janë karriget e tyre, as të Berishës as të Salianjit, e as të Bardhit as të Gridës, por të votuesve...

Edi Paloka thotë që nuk shtyhet më këta qeveritarë do t’i zhdukim. Gaz Bardhi thotë se dogjëm karriget tona, Flamur Noka solli benzinën, deputeti Nallbati i vuri zjarrin.

Po mirë çfarë tha Taulant Balla shumë vite më parë? Tha se vajza e Sali Berishës ishte një agjente ligjore e kompanive që kërkonin leje qeveritare? Sali Berisha i shau nënën e motrën.

Por le të lëmë të gjithë filtrat etikë e politikë. Po pse nuk e bëjnë këta revolucionarë këtë që thonë e të na lënë të qetë. Po, le të ndërpresin marrëdhëniet me mazhorancën, me drejtësinë dhe me ndërkombëtarët e të nisin luftën. A dalin dot?

Në fund të fundit, jo se nuk e kanë bërë? Sepse këtu nuk ka lidhje nëse ata bëjnë luftë, por na kanë çarë dërrasat për zgjedhje, duke akuzuar Lulzim Bashën si fajtori i djegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve.

Por, shikohet se të gjithë njerëzit që kanë akuzuar Lulzim Bashën po rikthehen te teza e luftës, e qeverisë pa Edi Ramën, e djegies së mandateve sepse Edi Rama i ka të gjitha.

Këtu nis gjithçka realisht, sepse opozita shqiptare sot nuk është Sali Berisha, madje nuk është fare Sali Berisha. Por kush është sot opozita shqiptare?

Lulzim Basha është më shumë se Berisha, sepse e njohin ndërkombëtarët. Dash Shehi është shumë popullor ndër të gjithë që nuk e duan Edi Ramën. Agron Duka gjithashtu ka mjaft ndjekës, Nard Ndoka gjithashtu, së bashku me Shabanin, Lapajn e Qorin. Po doktori e Ilir Meta? Kanë por vetëm në panele, sa dalin në popull bëjnë çep.

Djegia e karrigeve si pronë e deputetëve aktualë të PD-së është një logjikë absurde, pasi nuk janë karriget e tyre, as të Berishës as të Salianjit, e as të Bardhit as të Gridës, por të votuesve. I pyetën, apo i konsultuan ata? Jo se nuk e kanë bërë asnjëherë!

Zjarri ka qenë një urdhër, një fatwa nga Khomeini i katit të 8 që të çojë një mesazh në Perëndim, i cili demokratët i ka dëmtuar, por që doktorin e ka ngazëllyer, madje mbajtur me gajret, si Irani mbrëmë që tha se rrënoi Izraelin, por që në realitet nuk i shkaktoi asnjë problem. Thjesht u tha se ato karriget janë të miat.

Lini një Përgjigje