TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Shtator 2024, 21:29

Nuk e fut dot Minaren në thes, me bluzën e babit “FREE BERISHA”!

Shkruar nga Ilir Demalia

Nuk e fut dot Minaren në thes, me bluzën e babit “FREE

Prona e Klubit Partizani, grabitur nga familja Berisha me fuqinë e babit kryeministër, është pronë e shtetit shqiptar...

Argita studio më studio, së bashku me taborin e partisë së babit, si trashëgimtare e pasurisë së grabitur të shqiptarëve me pozitën e babit, mundohen të justifikojnë vjedhjen dhe krimet që i kanë bërë shqiptarëve gjatë sundimit të babit.

Në lidhje me Klubin Sportiv Partizani, sillet vallja vërdallë, për të krijuar konfuzion dhe për ta quajtur krimin Berisha, si i ndaluar politik i ndërgjegjes.

Nuk bëhet pyetja dhe nuk di pse dhe SPAK nuk ka hetuar:

1. Prona e Klubit Partizani a ka qenë pronë e blerë pronarëve nga Jakomoni? Historia tironcëve të vjetër thotë PO.

2. Mbas mbarimit të Luftës, pronat e Italisë, sigurisht kaluan në pronësi të shtetit.

3. Përse nuk ka dokument sekuestrimi nga sekuestrimi shtetit komunist për pronarët e këtyre familjeve?

Prona e Klubit Partizani, grabitur nga familja Berisha me fuqinë e babit kryeministër, është pronë e shtetit shqiptar dhe duhet kthyer shtetit shqiptar.

Lini një Përgjigje