
Pensionistët tani kanë një mundësi të madhe për të riorganizuar financat e tyre. Nëse i shpenzojnë këto 700 lekë me kujdes, mund të arrijnë të blejnë një pale çorape të reja për dimrin qe po vjen.
Rritjen prej 700 lekë e pensioneve çdo pensionist po e ndjen thellë në kocka – dikush thotë për shkak të artritit, por besoj që kjo vjen nga tronditja prej gezimit
Po çfarë mund të bëjnë pensionistet me 700 lekë?.
Mund të mblidhen tre vetë dhe të sigurojnë çdo ditë një kafe më shumë. Me short të caktojnë se kush do ta vendose në buze I pari filxhanin dhe kush do të pije pikën e fundit të kafesë.
Me 700 lekë me shume i bie që 9 ditë të ketë siguruar një bilete autobusi vajtje - ardhje në qytet.
Por me 700 lekë mund të blihet një pice e vogël se kjo rritje pensione sh nuk parashikon shpenzime luksi
Pensionistët tani kanë një mundësi të madhe për të riorganizuar financat e tyre. Nëse i shpenzojnë këto 700 lekë me kujdes, mund të arrijnë të blejnë një pale çorape të reja për dimrin qe po vjen.
Dhe për ata që duan t’i përdorin këto para për diçka më të rëndësishme, siç është blerja e ushqimeve, qeveria sigurisht që do t’u kujtojë se mund te bashkojnë forcat dy shokë dhe të blejnë një kg mish në muaj ose një kilogram djathtë. Kush ti fal?
Por me 700 lekë mund të bëhesh milioner. Ble dy bileta lotarie dhe me pak fat i thua: mirupafshim ëndrrës për të rritur pensionet.
700 lekë nuk duhen parë thjesht si para shtesë. Jo, këto janë simboli i një reforme të re dhe madhështore ! Sepse në fund të fundit, jeta nuk matet me para, por me premtime dhe reforma.
Dhe mos harroni kjo rritje marramendëse po bëhet edhe pse nuk u zbulua nafta në Shpirag apo hidrogjeni në Bulqizë.
Lini një Përgjigje