TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Shtator 2024, 19:22

“Der Spiegel” nuk pyet për Endri Fugën o kryeministër, krimi dhe oligarkët ta kanë vënë litarin në fyt!

Shkruar nga Myslim Murrizi

“Der Spiegel” nuk pyet për Endri Fugën o

Ngatërron mediat perëndimore me mediat e dhjera shqiptare që i paguan nga inceneratorët dhe drejtuesit e tyre Endri Fuga i merr në telefon dhe ju thotë që pse shkruani për mua. Por jo të gjithë e pjerdhin se kush është e çfarë punon...

Një kokërr hajduti që mendon se ja kanë me hile fashistët italianë që bënë dy kronika për pazaret e këtij me kontigjentë të botës se krimit dhe i falën gjeneral LISIT të Guardia Di Finances 10 dynym tokë në bregdet që të mbyllte gojën për hashashin.

Mendon se ja kishin me hile imperialistët amerikanë që i futen për ta “provokuar” një shef te FBI si McGonigal që ky ta paguante në një parkim për të “vrarë” opozitën nëpërmjet një ish-oficeri të sigurimit.

Mendon që po e “luftojnë” nazistët gjermanë se gazeta më e madhe dhe më prestigjozia në Gjermani Der Spiegel e akuzon si hajdut, të lidhur me botën e krimit e trafikantët dhe një sharlatan që “blen” miqësi me para korrupsioni.

Mendon që “rrezikohet” nga revizionistët sovjetikë, edhe pse është pinjoll i një familje adhuruese sovjetike dhe e shkolluar në Moskë në regjimin e Stalinit dhe është vetë simpatizant i Putinit. Do të hiqet sikur nuk e duan titistët jugosllavë, por vdes të hajë darka e dreka në prehër të Vuçiçit.

Dhe ngatërron mediat perëndimore me mediat e dhjera shqiptare që i paguan nga inceneratorët ose me ERTV dhe drejtuesit e tyre me Endri Fugën që i merr në tel e ju thotë që pse shkruani për mua. Por jo të gjithë e pjerdhin se kush është e çfarë punon apo sa leke ka nga vjedhja prej 26 vitesh në pushtet prej vitit 1998.

Jo të gjithë janë si Yuri Kim e Meloni, o kokrra e hajdutit që të mbajnë me litar në fyt e çengela në hunde trafikantët dhe 7-8 biznesmen që ne fakt janë BIZNES-QEN që nuk të lënë të firmosësh asgjë tjetër veç leje, tendera e konçensione për këta fundërrina.

rama

Lini një Përgjigje