TAGS-AT E JAVËS

Forum 5 Qershor 2024, 21:14

Një hipokrit dhe sharlatan, që kërkon të shndërrojë “mëshirën” në “respekt” në sytë e të huajve!

Shkruar nga Myslim Murrizi
Një hipokrit dhe sharlatan, që kërkon të
Rama i tregon gazetarit italian foton kur u dhunua, sipas tij, nga SHIK i Berishës

Tregoju Z.Rama pse je kaq dhjaks ndaj atyre që të kanë përgjuar dhe pse nuk guxon t’i shkarkosh, por i promovon dhe i gradon edhe pse i ke sharë me rrënjë e me degë si shërbëtorë të Berishës apo burimit të besueshëm të gazetarit italian, siç e quan zotrote???

Një politikan hipokrit dhe sharlatan që kërkon të shndërrojë “mëshirën” në “respekt” në sytë e ndërkombëtarëve, vetëm për të fshehur të vërtetat e hidhura që një televizion prestigjioz ka investiguar për qeverinë dhe për Ramën kryesish si njeri që ju shërben klaneve mafioze dhe vjedh taksat e shqiptarëve për të “blerë” respekt e “miq” nëpër botë.

Një paradë e pështirë sot së bashku me një aguridhe kryeministre të Italisë, që njëlloj si Rama kërkon të fitojë kredenciale politike me disa fatkeqë që largohen nga lufta dhe diktatura nga vendet e tyre dhe do t’i presë një “burg” me kangjella dhe policë e gardianë italianë në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës.

Një “ burg” që sipas dokumenteve jo përfundimtare, do ju kushtojë rreth 700 milionë euro taksapaguesve italianë, ku nuk përjashtohet mundësia e një afere korruptive mes Ramës dhe Melonit.

Kur sheh që vetëm një anije që do t’i transportojë emigrantet nga brigjet Italiane drejt portit të Shëngjinit, do merret me qira 13.5 milionë euro, kur tragetet që nisen çdo natë nga Durrësi për në Bari nuk kushtojnë më shume se 2-3-5 milion euro, menjëherë të shkon mendja tek dy anijet rrangallë nga Bangladeshi që kanë 3 vjet që rrinë për skrap në Vlorë dhe paguhen 70 milionë euro për të prodhuar energji, por që nuk janë ndezur kurrë asnjë sekondë.

700 milionë euro për 30 mijë refugjatë, i bie 23 mijë e 300 euro për çdo refugjat, që me siguri po t’ua japësh në dorë atyre askush nuk do vinte në këtë kamp përqendrimi, që ndoshta është shumë më i keq se sa kampet e vendeve të tyre, prej të cilëve ata fatkeq ikin.

Tani dy fjalë dhe një sqarim për “viktimën” Edi Rama, që sipas tij e ka rrahur ish SHIKU i Gazidedes.

Nëse është e vërtetë, atëherë po të pyes që si ka mundësi që ish SHIKASIN e Gazidedes dhe më të besuarin e tij në zbulimin e jashtëm të viteve 1992-1997, ju Z. Rama e mbajtët drejtor të Shërbimit Informativ Shtetëror nga viti 2013 kur erdhët në pushtet, deri më datë 30 tetor 2017. Z. Visho Ajazi (Lika) që ishte i emëruar nga burimi prestigjoz i RAI 3, Z. Berisha, në vitin 2012. Për të cilin kur ishit në opozitë kërkuat dhe ngritët komision hetimor???

Si ka mundësi Z. Rama që këtë shikasin e Gazidedes e dekoruat në fshehtësi në zyrën tuaj ku Ti, Agaçi dhe dy persona të kabinetit tuaj luajtët dhe kënduat himnin në mënyrë silencioze gjatë dekorimit të Vishos së SHIKU të Gazidedes???

Si ka mundësi Z. Rama që pas këtij dekorimi në zyrën tuaj ky shikasi Visho Ajazi u emërua nga ju Ambasador i Shqipërisë në NATO në vitin 2017 dhe qëndroi aty për 7 vjet derisa doli në pension në fillim të vitit 2024, pra jo 4 por 7 vjet?????

Si ka mundësi Z. Rama që pasi iku SHIK-asi Visho Ajazi nga drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror, Ju e emëruat drejtor i Shërbimit Informativ një ish SHIK-as tjetër prej vitit 1993, Z. Elidon Bendo nga viti 2017 deri në dhjetor 2022 dhe sot këtë SHIK-asin e dytë, z Elidon Bendon e keni emëruar Sekretar të Parë të Ambasades Shqiptare në Amerikë??

Para se t’i tregosh përralla atij gazetarit Italian dhe fotot e tua për dhunën që ka ushtruar SHIK ndaj jush në mars 1997, mirë bën t’i tregosh edhe çfarë lidhje kaq të ngushta apo çfarë “dashurie “ ke Ti me këta eksponentë të ish SHIK-ut që të ka dhunuar???

Tregoi pak edhe për grupin çiftelia siç e quajte zotrote në vitin 2012 kur ishe në opozitë, kupolën e sotme të Policisë së Shtetit, Rrumbullakun dhe Vocin.

Tregoja Z.Rama pse je kaq dhjaks ndaj atyre që të kanë përgjuar dhe pse nuk guxon t’i shkarkosh, por i promovon dhe i gradon edhe pse i ke share me rrënjë e me dege si shërbëtorë të Berishës apo burimit të besueshëm të gazetarit italian siç e quan zotrote???

Po te pyes për këto që të kanë përgjuar e intimiduar me dosjet tuaja galopante të korrupsionit pas viteve 1990, se po të hapen dosjet e ish Sigurimit para viteve 1990, që Ti nuk guxon dhe nuk ke këllqe për ti hapur, do dali sheshit se kush të solli nga Korfuzi në shtëpinë e Ramadan Karamxhës në fund të dhjetorit 1990 dhe kush të solli nga refugjat në Francë, ministër Kulturë në dhjetor 1998.

Mashtrimet Tuaja si i “përndjekur politik” në kohën e pluralizmit mund t’i besojnë vetëm delirantët e aguridhet politike si Meloni, Toni, Lisi e McGonigali, por jo shqiptarët qe nuk janë “skllevër” të pushtetit tënd të qelbur në çdo qelizë.

Për deklaratat e Ben Ametaj nuk po them asgjë, se atë e ke thënë vetë Ti më parë që kokat hëngeshit me njeri-tjetrin e shkofshit në PS.

Lini një Përgjigje